Ish-këshilltari i Edi Ramës, kandidat për deputet me LSI-në! Del në krah të Kryemadhit! Nga përplasja me Blushin, te refuzimi i Nishanit

Jan 16, 2021 | 22:42
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me banorët e Peqinit, ku në krahun e saj është shfaqur për herë parë, ish-këshilltari i Kryeministrit Edi Rama për çështjet e komuniteteve fetare, Ermir Gjinishi!

Ky i fundit në vitin 2013 ka qenë ndër personat e afërt të kryeministrit Rama, i cili e ka prezantuar si “mikun e tij” që do ta ndihmojnë të zgjedhjen e problematikave që qeveria kishte asokohe me Komuniteti Mysliman për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë. Në një darkë informale me ambasdorëvet arabe, Rama ka theksuar se Ermir Gjinishi do jetë pjesë e stafit tonë.

(LEXO PER ME SHUME: Rama, darkë me pesë ambasadorë të vendeve arabe)

Më vonë, Ermir Gjinishi është propozuar në vitin 2014 nga qeveria Rama si ambasador në Arabinë Saudite, por kandidatura e tij është refuzuar nga ish-presidenti i asaj kohe Bujar Nishani.

Burime të Panorama.al bëjnë më dije se Ermir Gjinishi do të jetë kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Elbasanit.

Ndërkohë që sot ai ka bërë prezantimin e parë në krah të Monika Kryemadhit. Në këtë qark për dy mandate me radhë LSI ka kandiduar si kryesuesin e listës, Edmond Haxhinaston.

Ndërkohë që në këto zgjedhje kryetarja e LSI-së ka theksuar se do jetë kryesuese e listave të LSI në dy Qarqe, në Elbasan dhe Fier.

Ermir gjinishi-Rama-nishani-blushi

PËRPLASJA ME BEN BLUSHIN PËR KANDIDATURËN SI AMBASADOR

Në një seancë debati në vitin2014, kandidatura e qeverisë Rama, asokohe Ermir Gjinishi është kundërshtuar nga ish-deputeti socialist, Ben Blushi.

Ky i fundit ka shprehur kundërshtinë për këtë propozim të qeverisë, për të cilin ka thënë se ka qenë “partizan i futjes së shamive nëpër shkolla dhe se ka shkelur parimet e shtetit laik”.

Ben Blushi:
 Keni qenë partizan i futjes së shamive nëpër shkolla, apo jo? Bie ndesh me parimet e shtetit laik.
Ermir Gjinishi: Është ndryshe të thuash ke refuzuar shtetin laik dhe është ndryshe të tentosh të krijosh hapësira…
Ben Blushi: Shteti laik ndërtohet mbi bazën e disa principeve, apo jo?!… Të mos bëjmë debat se…

(LEXO DEBATIN E  PLOTE: Blushi kundër ambasadorit të Ramës: Shkeli shtetin laik)

Ndreca e Gjinishi. Takimi me Ramën, Nishani: S’i dekretoj ambasadorët

 

 ARGUMETI I REFUZIMIT NGA NISHANI

Ndërkohë që pas refuzimit për të dekretuar kandidaturën e Ermir Gjinishit, ish-Presidenti Nishani asokohe në një interviste televizive ka dhënë argumentet e tij pse ishte kundër këtij emërimi. (LEXO INTERVISTEN)

Gazetari: Zoti Nishani, ju keni bërë disa deklarata shumë të forta që, besoj do të komentohen gjatë në shtypin e ditës, në vijim deri në fundjavë e më gjatë. Megjithatë, ju thatë se nuk keni bllokuar. Unë di dy raste, që ju tashmë i keni bllokuar ambasadorët. Bëhet fjalë për Ermir Gjinishin, propozuar nga qeveria për ambasador në Riad, Arabinë Saudite, dhe për Arian Ndrecën në Vatikan. Ta fillojmë nga zoti Gjinishi. Pse e bllokuat dhe nuk e dekretuat zotin Gjinishi si Ambasador atje?

Presidenti Nishani: Së pari, unë i kam shprehur një shqetësim Ministrit të Jashtëm lidhur me procedurën e emërimit të ambasadorëve të rinj. Më pas edhe Kryetares së Komisionit të Jashtëm parlamentar të Marrëdhënieve me Jashtë, zonjës Dade, më pas edhe vetë Kryeministrit, për mungesën e një procesi, le të themi, diskutimi paraprak të kandidaturave me Presidentin e Republikës. Kam besuar dhe vazhdoj të besoj se një proces diskutimi paraprak, ndoshta mund të mos të ulej Kryeministri me Presidentin e Republikës, por Presidenti me Ministrin apo Këshilltari Diplomatik i Presidentit dhe Ministri i Jashtëm, pse jo. Në lidhje me kandidaturat potenciale për ambasadorë, pasi në emërimin e emrave mund të ketë arsye që Presidenti i Republikës të ketë rezervat e tij, në raport me standardet që kërkon Kreu i Shtetit për një person për të qenë ambasador i plotfuqishëm i Shqipërisë në një vend tjetër. Për të marrë plotfuqishmërinë nga Presidenti i Republikës, për të përfaqësuar shtetin shqiptar dhe jo vetëm qeverinë.

Gazetari: Në këtë rast konkret, për zotin Gjinishi, ishte çështje parimore apo kishit një rezervë konkrete?

Presidenti Nishani: Në të gjitha rastet, kur Presidenti i Republikës do të refuzojë të miratojë propozimin që vjen nga qeveria ka dhe do të ketë gjithmonë arsye konkrete lidhur me atë çka thashë dhe përmenda pak më parë, me standardet që sipas Presidentit të Republikës, duhet të ketë e të plotësojë një person për të marrë plotfuqishmërinë dhe besimin e plotë nga Kreu i Shtetit për të shërbyer si përfaqësues i shtetit shqiptar, që do të thotë: përfaqësues i Presidentit të Republikës, i qeverisë, i Kuvendit, i opozitës, i kulturës, artit, i kulturës dhe i çdo qytetari atje ku shkon.

Gazetari: E kuptoj që mund të ketë edhe arsye delikate, por unë jam këtu për t’ju bërë pyetje të drejtpërdrejta dhe për t’i rënë nga unaza. A ka pasur një arsye konkrete pse e refuzuat dhe nuk e dekretuat këtë person ambasador?

Presidenti Nishani: Natyrisht, që ka pasur për të gjitha rastet e kandidaturave që kam refuzuar. Nuk kam refuzuar shumë prej tyre, sepse unë kam qenë i drejtpërdrejtë, por në të gjitha rastet e refuzimit ka pasur arsye konkrete që lidhen drejtpërdrejt me standardet që kërkoj unë dhe përfaqësimi i shtetit për të plotësuar këta ambasadorë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura