I preu fytin gruas, shqiptari bën rrëfimin shokues: Dyshimi për virgjërinë dhe për abortin

Dec 20, 2017 | 11:18
SHPËRNDAJE

Shqiptari Arben Rexha ka zbardhur të tjera detaje lidhur me krimin e tmerrshëm, kur theri me thikë gruan e tij Elidona Demiraj në Londër.

elidona-demiraj-ok-691x445

Mediat italiane shkruajnë sot se burri e ka pranuar krimin, duke i prerë fytin gruas, pasi dyshonte se ajo e kishte gënjyer lidhur me virgjerinë, që në takimin e tyre të parë.

Ngjarja tronditëse bëri bujë në media dhe fundi tragjik i shqiptares preku shumë njerëz, jo vetëm të njohurit e saj.

Burii ka thënë se dyshonte se gruaja kishte abortuar njëherë, pas një lidhjeje që kishte pasur para njohjes më të shoqin.

“Ishte me të, ishin martuar dhe jetonin së bashku”- ka thënë prokurori Richard Christie. Hetimet treguan se nga momenti i vrasjes ata kishin së paku 12 javë që jetonin së bashku.

“Burri mendonte se gruaja takohej me dikë tjetër dhe ishte xheloz”- thonë mediat, referuar burimeve nga hetimet. Rexha ka treguar për fiksimin që kishte pasur për lidhjen e saj të parë dhe ka treguar se dyshonte se ajo kishte bërë një abort. Madje u ka thënë atyre se kishte dyshime se mund të ishte përdhunuar nga një tjetër burrë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura