“Hakmarrja”, dhunohet monumenti i Hasan Riza Pashës

Jul 7, 2016 | 11:52
SHPËRNDAJE

Shkodranët “hakmerren” ndaj historianit turk, Talha Ugurluel, duke dhunuar monumentin e Hasan Riza Pashës. Përpara se të bënte deklaratat fyese për heroin kombëtar Skënderbeu, historiani turk ishte në qytetin e Shkodrës. Bashkë me grupin e vizitorëve nga Turqia, Ugurluel ka vizituar përmendoren e Hasan Riza Pashës, turkut që mbrojti Shkodrën apo edhe vende të tjera historike e kulturore si kalaja e Rozafatit.

Monumenti i Hasan Riza Pashës
Monumenti i Hasan Riza Pashës

Ardhjen e tij në Shkodër e ka bërë vetë të ditur Ugurluel përmes videos së shfaqur. Ai tha se ishte në Shkodër për të nderuar një hero si Hasan Riza Pasha dhe se aty, bashkë me grupin e vizitorëve nga Turqia, janë falur për shpirtin e tij. Menjëherë pas publikimit të videos, monumenti i Hasan Riza Pashës është zgjuar i dhunuar në shumë pjesë të tij.

Persona të paidentifikuar kanë dëmtuar monumentin, si dhe kanë grisur flamurin e Turqisë që ndodhet në të. Ndërkohë nuk është prekur flamuri shqiptar, i cili vazhdon që të jetë aty. Persona ende të paidentifikuar kanë hequr disa prej pllakave të monumentit, duke e dëmtuar rëndë atë. E gjitha kjo mendohet se ka ardhur si një kundërpërgjigje ndaj historianit turk, i cili fyeu rëndë heroin kombëtar.

Më përpara askush nuk e ka dhunuar monumentin, por deklaratat e historianit që, përpara Lezhës kishte qenë në Shkodër te ky monument, nuk është pritur aspak mirë dhe persona të irrituar i janë vërsulur duke e dëmtuar. Monumenti i gjeneralit turk Hasan Riza Pasha u vendos në qendër të Shkodrës në vitin 2007. Në atë kohë, figura e gjeneralit do të lartësohej nga shtabi i Ushtrisë turke. Morën pjesë autoritete lokale, ambasadori turk në atë kohë dhe Shtabi i Ushtrisë shqiptare. Monumenti është i vendosur në afërsi të Bashkisë.

Hasan Riza Pasha, komandanti turk i garnizonit të Shkodrës, ka mbrojtur qytetin më të madh në trojet shqiptare të asaj kohe nga pushtimi malazez duke mos e dorëzuar Shkodrën, edhe pse forcat malazeze dhe serbe sulmuan për 132 ditë me radhë qytetin. Ai nuk pranoi që Shkodra t’i dorëzohej Princ Danillos, edhe pse princi jepte Pas deklaratës së historianit turk “Hakmarrja”, dhunohet monumenti i Hasan Riza Pashës urdhra për një gjë të tillë.

Më 13 janar të 1913-s mbeti i vrarë në një atentat dhe u varros me një ceremoni madhështore si dëshmor i qytetit. Policia ndërkohë ka nisur hetimet për dhunimin e monumentit.

s.n.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura