Hajduti i pafat, vjedh telefonin në urbanin e Tiranës së Re, kapet në Bathore

Feb 12, 2016 | 13:06
SHPËRNDAJE

Shpesh denoncimet e qytetarëve të grabitur në linjat e urbanëve në kryeqytet, mbesin pa autorë, pasi në të shumtën e rasteve hajdutët janë aq profesionistë sa arrijnë të grabisin në momentet e fundit kur zbresin në stacion dhe kur qytetari e kupton, është shumë vonë, ai ka ikur.

urbane-autobusa-tirane-2-700x467

Të tilla kanë qenë rastet e fundit të denoncuara, kur urbanët edhe kanë mbyllur dyert në pritje të policisë për të kapur hajdutët, e kur qytetarët janë kontrolluar tek për tek nga efektivët për të gjetur sendet e vjedhura, por më kot, autorët kanë ikur nga sytë këmbët.

Por jo, dje efektivët e Komisariatit numër 1 në kryeqytet kanë arritur të vënë në pranga një person, pasi në linjën e urbanit të Tiranës së Re, i kishte grabitur celularin një vajze të re.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.02.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi Bilbil Hasani, vjeç 39, banues në Bathore,  pasi dyshohet se rreth orës 07:40, në autobusin e linjës Tirana e Re, i ka vjedhur telefonin shtetasit E.D., vjeç 23, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura