Habit Hoyt Yee: Ballkani Perëndimor nuk hyn në BE as për 30 vjet

Jul 6, 2017 | 11:25
SHPËRNDAJE

Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, tha sot se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të arrijnë mesataren ekonomike të Bashkimit Evropian as për 30 vjet.

816EA08E-03E6-4F33-975E-EFBF870FB880_w1023_r1_s“Prioritet numër një duhet të jetë përparimi ekonomik. Shumica e vendeve të rajonit kanë rritje vjetore prej 3 ose 4%, por edhe me këtë rritje ose edhe me 6% nuk do të arrijnë mesataren e BE-së në tri dekadat e ardhshme”, tha Yee për javoren beogradase Nin.

Ai tha se SHBA nuk e mbyll njërin sy ndaj politikanëve të korruptuar në Ballkan, porse për zgjedhjen e tyre përgjegjës janë qytetarët.

Yee tha se një prej faktorëve më të rëndësishëm në Ballkan është bashkëpunimi me SHBA-në dhe BE-në, sepse kudo që është vepruar së bashku “ka pasur përparim”.

“Përpiqemi që bashkë me partnerët tanë të arrijmë qëllimet e përbashkëta”, tha Yee.

Sipas tij, SHBA ka dëshmuar se dëshiron që vendet e Ballkanit të bëhen më të qëndrueshme, më të zhvilluara dhe më të sigurta.

Radio Europa e Lire

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura