“Grabocka ma bëri ftesën teksa isha live, ‘Dance with me’ tashmë e kam fituar”

Dec 14, 2019 | 21:20
SHPËRNDAJE

ermal=peci6

Edhe pse prej vitesh në ekran, duket se vitet e fundit kanë qenë më kulminante për moderatorin Ermal Peçi.

Programet e tij në “Intv Albania” u shndërruan shumë shpejt në më të ndjekurat, kjo për shkak të intervistave të tij dhe emrave big të ekranit, që pranonin të rrëfeheshin përballë Ermalit.

Atëherë kur çdo shtator sjell sezonet e reja televizive, moderatori lajmëroi pjesëmarjen e tij në spektaklin e kërcimit të dyshes Vejsiu-Grabocka. Nëse ishim mësuar me programet “Një kat më lart” apo “Trokit’, tani të hënave ai na ka surprizuar duke kërcyer në spektaklin e “Tv Klan”.

Surprizë jo vetëm për publikun, por edhe për jurinë që theksojnë çdo javë impenjimin maksimal, dedikimin ndaj çdo detaji dhe përfshirjes plot ndjenjë në çdo kërcim. Po ai, si e percepton vetë këtë eksperiencë?

Pas mbarimit të “Dance with me”, në cilin televizion do ta shohim duke qenë se lajmëroi largimin nga “Intv Albania”? A është koha për një televizion kombëtar? Ermali zbulon më shumë…

ermal=peci1

Blerand Rexhepi: Që nga dalja e parë në ekran e deri te “Dance with me”, sa rrugë mendon se ke bërë?

Ermal Peçi: Fizikisht, një dekadë duket sikur fluturoi brenda një minute, ndoshta edhe për shkakun se e dua shumë këtë profesion. Unë si natyrë jam shumë kërkues, ndaj edhe kam ndryshuar shumë formate. Vetëm programet sportive më kanë mbetur, por nuk besoj se do të bëj një të tillë. Mendoj se rruga është shtruar mirë, bindshëm dhe me dinjitet. Sigurisht që deri në fund, kohën kur do të largohem nga ekrani, ka ende mijëra kilometra. Mendoj se jam në momentin e kënaqësisë pa fund.

Blerand Rexhepi: Kjo do të thotë që je i kënaqur me kaq sa ke arritur?

Ermal Peçi: Patjetër, disa programe u shndërruan shumë shpejt në të preferuarat e publikut, shumë artistë dëshironin të ndanin tek unë rrëfime që mbushën mediat online dhe diskutimet e Tiranës, ka një ndjesi të mirë me veten kur secila ftesë që bën, merr një ‘Po’ të madhe.

Blerand Rexhepi: Si e prite ftesën për në “Dance with me”?

Ermal Peçi:  Telefonata e Vera Grabockës ndodhi teksa unë isha live në ekran. Ndërsa programi vijonte, intuita më dërgoi te spektakli, është ftesa e dytë që marr nga produksioni, e mendoj se ky ishte moment ideal për të provuar veten në një tjetër disiplinë. Si e ke parë veten përgjatë këtyre javëve në këtë spektakël? Java e parë, provat, tango… ishin emocione. Kërcimi më ka joshur gjithmonë, por skena është magji më vete. I hyra me kokë dedikimit që javën e parë. Sfidoj veten me çdo gjini kërcimi, aq sa shpesh më thonë: Ore, shumë seriozisht e more (qesh). Ndërkohë unë u përgjigjem: Po e shijoj aq shumë!

ermal=peci2

Blerand Rexhepi: Marrëdhënia me partneren tënde në këtë spektakël?

Ermal Peçi: Një marrëdhënie që i ka të gjitha ngjyrat. Unë Evën e njihja në raporte pune, jo kërcimi. Në arenën e kërcimit ndodh gjithçka, kulmi është në mbrëmjen live.

Blerand Rexhepi: Çfarë mendove kur mësove se Eva do të ishte partnerja jote?

Ermal Peçi: Fakti që kemi punuar bashkë më bëri të ndihesha mirë që do ishim bashkë. Duke qenë se emrat e konkurrentëve mbahen surprizë mund të ndodhte të kishe edhe dikë tjetër, të cilën e njeh më pak. Ndodhi e kundërta.

Blerand Rexhepi: Sa miq jeni me njëritjetrin?

Ermal Peçi: Aq sa takohemi në “Dance with me”, nuk jemi takur më parë. Impenjimet personale në televizion nuk të japin shumë kohë për të tjerët. Aq sa mbetet, u takon njerëzve tejet të ngushtë.

ermal=peci5

Blerand Rexhepi: Si i ke parë partneret e tjera? Do doje të kërceje me ndonjë prej tyre?

Ermal Peçi: Mendoj që këtë edicion, përjashto Valerin dhe Florjanin që kanë provuar gara kërcimi edhe më herët, secili prej nesh është një surprizë më vete, ka një dedikim absolut. Stela, Kejvina dhe Eliona janë aq unike në atë që përfaqësojnë. Kam provuar për kënaqësi në palestër të kërcej me Elionën dhe patëm një kimi direkte. Ndoshta do të kërceja me të në një tjetër arenë.

Blerand Rexhepi: Si shkon një 24-orësh i Ermalit, kur ka xhirime e prova dhe jashtë saj?

Ermal Peçi: Shkëputja ime nga “Intv Albania” më dha pak më shumë kohë për veten. Impenjimi për spektaklin e kërcimit është i përditshëm dhe i konsiderueshëm edhe në prova, edhe në xhirime. Po marr pak kohë për veten, pasi sapo të mbaroj “Dance”, do të më duhet të gjej një shtëpi të re për projektet e mia. Të qenurit në “Tv Klan” më ka afruar çdo ditë me këtë ekran, ndaj tani që “Dance” po mbaron do të më duhet të rivij në ekran me programet e mia. Uroj të bëhet më e mira.

Blerand Rexhepi: Së fundi, a do e fitosh ti “Dance with me”?

Ermal Peçi: Kur kam qenë publik e jo konkurrent, kam vlerësuar shumë ata që janë zbuluar në këtë format. Siç e thashë më lart, mendoj se surprizë për këtë edicion ishim ne që prekëm në “Dance with me” për herë të parë kercimin. A do fitoj unë? Mendoj se e kam fituar, për aq kohë sa kënaqësia që kam marrë mbrapsht është maksimale. /Panorama Plus

ermal=peci3
ermal=peci

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura