“Gjëmon të kapë ndonjë post”/ Drejtori i Arkivave sulmon Pëllumb Xhufin: Mori titullin profesor me vendim qeverie

May 14, 2021 | 19:33
SHPËRNDAJE

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido të premten ka sulmuar historianin Pëllumb Xhufi, pasi ky i fundit tha në një emision televiziv se Bido gjëmon të kapë ndonjë post.

ardit bido

Me sa duket, debati është nxitur pas deklaratës së drejtorit të Arkivave se miti i Qemal Stafës është absurd dhe nuk duhet të konsiderohet hero.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bido i është përgjigjur Xhufit duke e akuzuar se e mori titullin “profesor” me vendim qeverie pas investimit milionësh të regjimit si për asnjë tjetër të atij brezi.

Ai thotë se Pëllumb Xhufi e bototi monografinë për herë të parë në moshën 55 vjeçare në shtypshkronjën tei cep i pallatit, pas mishtores ku përplante paidhaqet duke u mburrur me njëmendësit gjigandë të tij.

Më herët drejtori i Arkivave Ardit Bido është sulmuar dhe nga zv.kryeministri Erion Braçe, pas deklaratës për Qemal Stafën.

Postimi i Ardit Bido-s:

Në Foiniken antike

E kur të thotë “amator” rioshi i thinjur, që mori titullin profesor me vendim qeverie, pas investimit milionësh të regjimit si për askënd të atij brezi, aty pastaj s’kam më fjalë teksa shijoj pamjen maj Foinikes antike. Se amator çunak mbetem helbete, se jam pasardhës krenar partizanësh pa qenë pasardhës sigurimsash, teksa kam botuar 30 vjeç në shtëpitë botuese më të mëdha të fushës sime në Botë; se këtë e thotë Ay, gjigandi i historiografisë sonë, që për herë të parë botoi monografi 55 vjeç, duke punuar historinë në sallën e Kuvendit, dhe e botoi plot meritë në shtypshkronjën te cepi i pallatit, kthesa e parë majtas, pas mishtores ku përlante paidhaqet duke u mburrur me njëmendësit gjigandë të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura