Ftesa e Milena Haritos për një “FuckUp Night” në Tiranë, ministrja jep sqarime

May 12, 2017 | 14:22
SHPËRNDAJE

Një “FuckUp Night” e organizuar nga Milena Harito ka ngacmuar shumë imagjinatën.

Ajo ka postuar ne profilin e saj ne FB nje ftese per të shtunën mbrëma “të dëgjoni e të shijoni me ne hapjen e edicionit IV të Javës së Inovacionit 2017”, teksa ka sqaruar edhe fjalen qe ka krijuar keqkuptime.

“Të dashur, mos u ngatërroni nga anglishtja! Fuck up Nights është një lëvizje globale! Ejani tek priramida të shtunën mbrëma të dëgjoni e të shijoni me ne hapjen e edicionit IV të Javës së Inovacionit 2017”, shkruan Harito.

fuckup1

Fuckup Nights është një lëvizje globale e lindur në Meksikë në vitin 2012 për të ndarë tregimet publike të dështimit të biznesit. Qindra njerëz marrin pjesë në çdo ngjarje për të dëgjuar tre deri katër sipërmarrës që ndajnë dështimet e tyre. Secili altoparlant jep 7 minuta dhe mund të përdorë 10 imazhe. Pas çdo folësi, ka një sesion pyetje / përgjigje, si dhe koha për rrjetëzim (birra).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura