Frika nga koronavirusi/ Ministri i Brendshëm refuzon ti japë dorën Angela Merkel, veprimi që bëri sallën të shpërthente në të qeshura

Mar 2, 2020 | 15:00
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm nuk pranoi ti shtrëngojë dorën Angela Merkel mes frikës nga shpërthimi i koronavirusit.

Horst Seehofer refuzoi ti japë dorën kancelares gjermane kur ajo iu afrua për ta përshëndetur mëngjesin e sotëm gjatë një samiti në Berlin.

Merkel nuk u zemërua dhe tërhoqi dorën ndërsa filloi duke qeshur.

“Kjo është gjëja më e mirë për tu bërë,”- tha ajo, ndërsa zuri vend mes të ftuarve të tjerë në mbledhje, të cilët gjithashtu filluan të qeshin.

Seehofer tha për mediat gjermane se kishte vendosur të mos i jepte dorën më njerëzve, duke shtuar se shpresonte të gjendej një vaksinë brenda disa muajsh.

    

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura