U masakrua nga burri me thikë, del foto e viktimës dhe autorit të krimit! Të përqafuar e të lumtur, buzëqeshnin para kamerës

Jul 30, 2022 | 13:25

Kjo është foto e viktimës, Jetlira Elezi dhe bashkëjetuesit të saj, Ramis Mici, i cili e masakroi me thikë pak mesnatës së të premtes në banesën ku jetonin me qira në Elbasan. Çifti në foto duken shumë të lumtur, teksa buzëqeshin para kamerës.

Krimi i rëndë dyshohet se ndodhi për motive xhelozie. Prej disa ditësh, çifti kishin pasur probleme njëri-tjetrin.

Madje viktima e kishte denoncuar në polici bashkëjetuesin e saj, por pasi ishte shoqëruar për disa orë, 37-vjeçari ishte liruar.

Jetlira Elezi ramis mici1

Pas vrasjes së bashkëjetueses, 37-vjeçari është arratisur dhe policia po punon për kapjen e tij.

Të dy bashkëjetuesit kishin qenë të martuar më herët dhe kishin fëmijë nga këto martesa. Bashkë me çiftin jetonte edhe vajza e viktimës, e cila ishte larguar pak ditë më parë pranë të atit. Ndërsa fëmijët e autorit jetonin me të ëmën e tyre.

Jetlira Elezi dhe Ramis Mici raportohet se ishin të dy në punë. Ajo ishte e punësuar në një fast food ndërsa 37-vjeçari merrej me gipse.

© Panorama.al

Te lidhura