FOTOT/ “Koha për politikë”, Grida Duma bën bashkë të djathë e të majtë

Nov 17, 2019 | 14:19
SHPËRNDAJE

Libri “Koha për politikë”, i ish-deputetes se PD, njeheresh anëtares së kryesisë së Partisë Demokratike, ka njohur interes te madh gjate diteve te panairit te librit ne Tirane.

Ne stenden e UET press ku eshte ekspozuar libri i shkruar prej saj jane ndalur vizitore te shumte, te njohur e te panjohur. Mes tyre, edhe nder radhet e politikes shqiptare, perfshire edhe kolege te se majtes.

Deputetja e PS-se, Blerina Gjylameti ka qene nje nga deputetet e se majtes, qe ka zgjedhur te marre nje liber edhe me dedikim prej ish-deputetes Duma.

duma3

Gjate prezantimit te librit, Duma renditi disa nga hapat që duhet të merren për të përmirësuar klimën politike.

Më konkretisht, ne te, ajo propozon Parlament dy dhomësh, pra edhe Senat, ku të përfshihen edhe mendjet e ndritura. Nderkohe qe teksa ka folur per kandidatët për deputetë, ka theksuar se duhen bërë me lista të hapura dhe të zgjidhen nga populli.

duma2 duma1 duma

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura