FOTOLAJM/ Kush është nëna që dhunoi drejtoreshën e Liceut, pas sherrit për djalin

Jun 1, 2017 | 20:30
SHPËRNDAJE

Nëna e një nxënësi të Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë u prangos pasi dhunoi drejtoreshën e shkollës. Gjithçka sipas Panorama, ndodhi të martën, rreth orës 11:00, dhe Policia tha dje se ka vënë në pranga autoren e dyshuar të ngjarjes, Ardiana Hoxhën, 46 vjeçe, (kjo qe shihni ne kete foto).

Autorja e ngjarjes, Ardiana Hoxha
Autorja e ngjarjes, Ardiana Hoxha

Nderhyrja e policise erdhi pas denocnimit te drejtoreshes se shkolles, shtetases Valbona Gavelli, (kjo qe shihni ne foto) e cila pretendon se është goditur për shkak të detyrës.

Valbona Gavelli, drejtoresha e Liceut
Valbona Gavelli, drejtoresha e Liceut

Nga ana tjetër, shërbimet e Komisariatit nr.1 kanë nisur procedim penal në gjendje të lirë edhe për vajzën e autores së dhunës, shtetasen Hygerta Hoxha, 18 vjeçe, si dhe djalin G. Hoxha, 15 vjeç, nxënës në klasën e 12-të te Liceu Artistik.

Burime të Policisë së Tiranës thanë dje për “Panorama” se incidenti në Liceun “Jordan Misja” ka ndodhur pas një debati që nëna e nxënësit të klasës së 12-të ka pasur me drejtoreshën Valbona Gavelli. Kjo e fundit e kishte thirrur në takim nënën e nxënësit, për shkak të problemeve që ai kishte, jo vetëm me ecurinë mësimore, por edhe jashtë shkollës.

Por ky diskutim, që supozohej të ishte në interes të dy palëve, ka agravuar me tone të larta zëri dhe acarim deri në dhunë fizike ndaj drejtoreshës.

“Në kallëzimin e dhënë në polici, Valbona Gavelli ka deponuar se, më datë 30 maj, rreth orës 11:00, janë futur në zyrën e saj shtetaset Ardiana dhe Hygerta Hoxha, ku pas një debati për motive të dobëta (djali i Ardianës ishte mbetës në shkollë), është goditur për shkak të detyrës nga Ardiana Hoxha, si dhe gjatë këtij sherri, Hygerta Hoxha ka goditur me grushte derën e zyrës së kësaj drejtorie, duke e thyer pjesërisht atë”, thanë burime të Policisë së Tiranës.

Procedimet 

Përveç drejtoreshës së Liceut Artistik, kanë qenë edhe dy punonjës policie të Komisariatit nr.1 që kanë bërë kallëzim për kundërshtimin që u është bërë gjatë shoqërimit të tre shtetasve të përfshirë në incident.

Efektivi i Policisë, A.K., 49 vjeç, dhe efektivja K.C., 29 vjeçe, kanë denoncuar Ardiana e Hygerta Hoxhën, nënë e bij, si dhe djalin e Ardianës, G. Hoxha, 15 vjeç.

Efektivët e Policisë kanë kallëzuar se, më datë 30 maj, rreth orës 13:00, të tre këta persona (nëna dhe dy fëmijët), i kanë kundërshtuar në detyrë në ambientet e brendshme të Komisariatit të Policisë nr.1 të Tiranës.

ETLEVA DELIA/ PANORAMA

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura