FOTO/ Realdo Fili prezantohet te Luftëtari, ja detajet e kontratës

Jan 5, 2019 | 18:16
SHPËRNDAJE

Realdo Fili ka hedhur sot firmën nën kontratë me klubin e Luftëtarit. Menjëherë pas largimit nga Skënderbeu, mesfushori fierak arriti marrëveshjen me bluzinjtë dhe udhëtoi drejt Gjirokastrës, duke u vënë nën urdhrat e Mezanit.

realdo fili luftetari

(Realdo Fili, me zv.presidentin e Luftëtarit, Harallamb Tavo)

“Panorama Sport” mëson se fieraku ka firmosur një kontratë 1.5 vjeçare, me të drejtë rinovimi edhe për një sezon nëse për palët gjithçka shkon sipas parashikimeve. Dihet që nga Luftëtari vetëm në dy sezonet e fundit janë shitur drejt skuadrave të tjera katër lojtarë dhe për Filin aktivizimi në Gjirokastër është një trampolinë e mirë pas hapësirave të pakta te Skënderbeu.

realdo fili luftetariii

(Realdo Fili, me menaxherin Elton Marini)

PANORAMA SPORT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura