FOTO/ Publikohen emrat e 562 personave që u vranë nga Ministria e Brendshme në diktaturë

Mar 9, 2017 | 10:31
SHPËRNDAJE

Ish drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar sot në foto me listën e 562 personave të vrarë nga kjo ministri gjatë regjimit komunist.

Në një status në faqen e tij në Facebook, Dervshi shkruan “Dikur, deri në vitin 1992, aty ku është sot Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka qenë Muzeu i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ky muze ishte i ndarë të tri pavijone: Sigurimi, Policia dhe Kufiri. Në një prej stendave të tij, ishte e vendosur edhe lista e “dëshmorëve” të kësaj ministrie. Nga kjo tabelë, rezultojnë vetëm 562 persona të vrarë nga kjo ministri. Sigurisht nuk i takojnë vetëm Sigurimit, por edhe të vrarëve nga Policia dhe Kufiri. Vizitorëve të djeshëm të këtij muzeu që sot mëtojnë shifra më të mëdha në lidhje me të vrarët në fjalë, po u kujtoj foton e kohës së shkuar”.

foto viktima

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura