Fjalimi që përloti Kuvendin, shpërthen gazetarja: Ti aktrove Rigerta, fjalimin ta kanë shkruar

10
SHPËRNDAJE

Gazetarja Desada Metaj me anë të një shkrimi ka komentuar fjalën e mirditores Rigerta Loku dje në Kuvend, e cila ndau para deputetëve në sallë problematiket me të cilat po përballet fshati. Sipas gazetares fjalimi Gerta në fjalimin e saj nuk foli për problemet më të mëdha që ka fshati.

desada metaj

“Jo zonjë! Ata që të kanë shkruar fjalimin dhe të kanë mësuar aktrimin e dinë më mirë se ty se nuk është rilindja e fshatit halli që përlot Gramoz Ruçin. Është show dhe roli që pushtetit duhet të të mësojnë për ta bërë këtë popull të besojë se problemi më i madh i fshatit qenka bujqësia. Jo Gerta!”.

Nga Desada Metaj

Ka mjaftuar recitimi i një fjalimi në kufijtë mizorë të patetikes që sot në lajmet dhe rrjetet sociale të vërshojnë komentet mbështetëse për një zonjë të panjohur që përloti një sallë parlamenti. Madje aq prekës ishte fjalimi i saj, sa zyrtarë të lartë të qeverisë përfshirë dhe kreun e ri të kuvendit u përlotën duke dëgjuar sa e rëndë ishte situata në fshatin shqiptar.

Po si ka mundësi që një hallexhie nga fshati, nga ato që me zor takojnë njëherë në 4 vjet deputetin e zonës, ka gjetur hapur derën e parlamentit. Madje ka folur në mikrofonin ku njëherë në javë flasin dhe debatojnë ata që mbajnë përgjegjësi për situatën jo vetëm në fshat, por dhe në qytet. Si mundet që një shoqëri dhe media hesht kur shteti falimenton përpara krimit siç ndodhi në Elbasan, qurravitet pas një fjalimi që është po aq i thjeshtë sa hallet që të qajnë dhe fshatarët tek tregu i çdo lagjeje. Përgjigja për mua është shumë e thjeshtë. Në kohën dhe vendin e duhur, një show i tillë është mjeti më i mirë për të larguar vëmendjen nga ajo çka vërtet është problem në Shqipëri. Është mënyra që dikur Enver Hoxha zgjidhte për të kritikuar burokratët ndërsa vriste dhe burgoste intelektualët, është show i zgjedhur me kujdes nga skenaristët dhe regjisorët e shfaqjes : “Shqipëria ka vend për përmirësime”.

Jo! Shqipëria nuk ka nevojë për ato që zonjës Gerta i kishin shkruar në fjalim. Shqipërisë nuk i duhen rrugë por  më parë i nevojitet që  politika t’i shkëpusë lidhjet me krimin. Rrugë dhe ujësjellës mund të ndërtojë çdo kriminel që ka pushtet apo fije të forta me të. Por shteti dhe qytetaria vdesin kur krimi bashkëjeton me to. Jo zonjë! Ata që të kanë shkruar fjalimin dhe të kanë mësuar aktrimin e dinë më mirë se ty se nuk është rilindja e fshatit halli që përlot Gramoz Ruçin. Është show dhe roli që pushtetit duhet të të mësojnë për ta bërë këtë popull të besojë se problemi më i madh i fshatit qenka bujqësia. Jo Gerta! Të kanë gënjyer ty dhe ndoshta ti veten kur thua se nuk dinë si votojnë në fshatin tënd. Që atje nuk e njohin se kush është në opozitë dhe në pushtet. Unë jam nga qyteti por kam qenë në fshat në fushatë dhe ditën e zgjedhjeve. Dhe e di shumë mirë që votat në fshat janë kryesisht kolektive dhe për shkak të varfërisë ekstreme ato blihen, në shumë raste dhe lirë. Dhe a e di kush i blejnë? Këta “të fortët” e lidhur me pushtetin. Që më pas fitojnë tenderin e rrugës dhe ujësjellësit të fshatit tënd. Dhe e vjedhin. Po, po. E vjedhin dhe uji e rruga nuk vijnë kurrë tek ty, as tek fshati jot.

Se ti ke një Kristinë në fshat që qenka e mërzitur se nuk di të ardhmen e atyre që ka mbjellë. Por a ka mbjellë dikush hashash në fshatin tënd Gerta? Sepse dukeshe vërtet e informuar dhe ndoshta nuk e di që fshati jot dhe qyteti im janë prodhues dhe eksportues të frikshëm të hashashit. Që po formojmë një brez që ëndërron të jetë shpërndarës droge, dhe kjo e dashur Gerta është më e frikshme se mungesa e rrugëve në fshat. Ndaj sot, më shumë se ty që ndoshta ke ajrin e pastër, ushqim bio dhe hapësirë për të qarë hallet edhe në parlament, që ke shansin dhe të përlotësh Gramoz Ruçin që nuk i dridhet qerpiku dhe kur i thonë kriminel, mua më vjen keq për shqiptarët. Për këtë popull në kufijtë e mjerimit njerëzor dhe qytetar, që po humb çdo vlerë.  Të rinisë që ka aspiratë pasurimin  e shpejtë dhe me punë të “pista”. Ndjej më shumë keqardhje për një brez të tërë që po rriten dhe edukohen pa personalitet,marioneta në duar të politikës dhe krimit.

Më vjen më shumë keq për fëmijët që do vazhdojnë të rriten këtu, me sistem të paqartë dhe nivel të ulët arsimor. Më dhimbsen më shumë ata që përpiqen dhe punojnë për të ndryshuar diçka, që paguhen shumë mirë dhe i japin këtij shteti taksa për shërbime që nuk i marrin kurrë. Më dhimbsen prindërit e mi dhe pensionistët e tjerë që gënjehen me rritje qesharake pensionesh dhe nuk shkojnë dot kurrë në një spital privat edhe pse kanë punuar me ndershmëri gjithë jetën. Por më shumë se të gjithë këta Gerta, më dhimbsesh ti. Lotët e tu dhe aktrimi i tepruar që të mësuan të bësh. Sepse vetëm kur shoh shfaqje të tilla kuptoj që ndryshe nga sa the ti, Shqipëria nuk bëhet. Sepse kemi ende mungesë të theksuar dinjiteti trashëgim i hidhur i shtypjes 50 vjeçare të komunizmit. Sepse kemi ende njerëz të rinj në moshë si ty Gerta, që pranojnë të bëjnë show në emër të një pushtetit që s’ka rëndësi nëse siç thua ti i rreh zemra majtas apo djathtas. Ndaj për të gjitha këto unë mendoj se ky vend vështirë të bëhet derisa dinjiteti të rikthehet si vlerë e një shoqërie që ende përlotet me skenarët e telenovelave të shkruara nga ata që mbajnë përgjegjësi për llumin ku jemi zhytur./ Opinion.al

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakTare i bën “presion” Italisë: Nuk kam dyshime, sigurisht që fiton Shqipëria
Artikulli tjetërGruaja e avokatit: Më goditi me boks në kokë dhe në brinjë

10 KOMENTET

  1. Bravo Desada , shkrim i zgjuar , nje zberthim psikologjik i goditur , keta jemi ne shqiptaret , per fat te mire nuk na mungojne emocionet . Ndaj te njejtin mendim me ty , ky vend nuk behet , sa keq.

  2. Ajo ishte nje estrade koprative.Ne kohen e Partise se Gramoz Rucit,estrada e kopratives kkishte rendesi aq sa edhe prodhomi i kompires e kollomoqit app prodhimi tamlit.Po kur ke spektator Gramoz Rucin estrada ka nivel.

  3. Merru me Arminen që ka fame dhe jeton mes hoteleve me luksoze të botës, falë miljardave që Berishajt i kanë zhvatur këtij populli, po pate bythe! Mos u merr me Mirditoren, se nga dhite e veta ha!

  4. Artikull shume i mire i Desades

    Ka perse duhet te qaje Gerta

    Gerta duhet te kujtoje dhe

    a) te qaje dhe ulerije per mbi 500 minatore mirditore te semurur nga silikoza dhe vdekur para kohe (disa para 40 vjec) nga te cilet mbi 350 vetem ne Minjeren e Kurbneshit dhe te tjeret ne minjerat e tjera si Rubiku, Sapci etj.
    Te marre mundimin te shikoje tabelen ne Qafen e Kurbneshit dedikuar mbi 350 minatoreve te vdekur ne kete minjere nga silikoza dhe aksidentalisht, per te cilet nuk ish gjetur vend te shkruheshin gjithe emrat e viktimave;

    b) te qaje me kuje per mbi 15 miljone tone rezerva baker- ar-argjend mbajtese qe u nxorren nga toka e Mirdites dhe sot kane pas zgacvrra gjignde netoksore;

    c) te qaje dhe kerkoje prodhimin e arit te mbi 20 vjetesh ne Uzinen e Rafinimit Rubik qe shkoi ne Zvicer dhe nuk u kthye me. Edhe nje qytetar zviceran pati pergjegjsi intelektuale dhe botoi per kete problem;

    d) te qaje per miljona meter kub lende drusore si lis, pishe, ha qe u prene ne pyjet e Mirdites dhe nuk u zevendesuan kurre;

    e) te qaje dhe kerkoje pse nuk u zevendesuan rezervat e bakrit te nxjerre, te pakten me plantacione rrushi qe behet aq shume ne Mirdite (kujto Prosekun, Bukmiren)

    f) te qaje dhe per mijra skllever nga gjithe Shqiperia qe punonin ne minjerat e Spacit, Gurth Spacit (disa dhe mbi 20 vjet) e disa dhjetra duke u vrare aty.

    Nese ajo e ka seriozisht per ato qe lexoji, le ti perktheje italisht (nese nuk e ka harruar) dhe tja dergoje Universitetit La Sapensia's, dhe po ta shikoje te arsyshme, pasi te verifikoje dhe faktet e siperme, ta plotsoje letern e saj dhe ta dergoje, duke pritur nje pergjigje publike, qe te gjithe ta marrin vesh se Cfare i ka dhene dhe Cfare i ka marre Mirdita dhe gjithe mirditoret si dhe mijra jo mirditore nga gjithe Shqiperia qe kaluan jeten aty si inxinjere, mesues, teknik, puntore.

    Dhe me kete fjalim te shfaqet para neokomunisteve dhe ti beje te leshojne lote krokodili mentorin e Rames, Gramozin, apo te tmerrohen per bemat e te parevet te tyre, qe po bejne cmos ti imitojne.

  5. Po mund te qash ti moj Desada per gjthe cfare nuk qau Gerta. Filloja te te degjojme me vemendje. Thuaj nje bravo te madhe per guximin e Gertes dhe na njofto per daljen tende te rradhes…

  6. Desada,me pelqeu shume shkrimi,te lumte dora.Fatkeqsisht me duhet ta them edhe une se ky vend nuk behet.E keqja ne kete vend i ka leshuar rrenjet si grami(eshte nje lloj bari qe kur mbin,eshte shum zor ta zhdukesh)

  7. Nje hartim shume idobet dhe per ata qe jane ne klasen e 9 .Ty moje goce duhet te kete hyre shume vetja ne qejf me ato qe shkruan ti injoron vten . Rigerta me dy dipllomat e saj nuk ka nevoj qe tja shkruaj njeri fjalimin . Ti ne vend qe ti dalesh ne krah i kundervihesh ,por ajo per ato qe foli ishin realiteti ne fshatrat tona . po si mund ta kuptosh ti qe sillesh gjithe diten nga blloku.

  8. Denada ,ka mundesi ti te shkojsh te jetojsh atje ne Ato kushte pa uje pa rruge dhe Gerta te jetoj ne kushte qe jeton ti ne qytet?
    Besoj se edhe ti ke nje diplome ashtu sic e ka Gerta,por Buzet ,faqet e tua nuk I ka Gerta ketu shihet jeta jote dhe jeta e nje Nené para te ciles duhet perkukur me respect .

  9. Po ju paraqes statusin në FB të Zonjës së Madhe të Kombit, Tinka Kurti:

    Tinka Kurti

    Njerëz, që e kanë humbur aftësinë e të qarës, ose që arrijnë të përloten veç kur bëhet fjalë për ta, gjejnë kritika te fjalimi i Rigertës, e cila i foli parlamentit shqiptar për jetën e rënduar në fshat. Qenka sentimantale! Po ani? Për çka me i rujtë emocionet? Apo ato i përkitkan veç sferës private e punët dhe publikja duhet pa' me ftohtësi të akullt.

    Mbase është show i përgatitur nga qeveria. Ka gjasë. Meqë, skepticizmin e kemi specialitet, mirë, le t'i kemi dyshimet, por prapë çështja mbetet si shkojnë në shkollë fëmijët e Kristinës.

    Në një Shqipëri ku kritika nuk merr jehonë, vërejtjet ndaj fjalimit të Rigertës, janë tejet luksoze. Ajo, nuk e pati veten kryepersonazh. Duke e ditë që bashkëfshataret si Kristina, kanë halle edhe më të mëdha, nuk foli për vete. Kollaj është të themi që Rigerta ka diplomë prestigjoze. Po de, ka. Kjo e obligon me folë edhe për ata që nuk u mbërrin këmba në parlament. Dhe e bëri në shansën e parë. Nuk foli veç çfarë i duhet fermës saj, por çka urgjentisht u nevojitet fshatrave të Shqipërisë. Edhe sikur të jetë aktore profesioniste ne duhet ta politizojmë e ta ngrisim pyetjen e saj të kërkesës rurale. Por në kohëra cinizmi, fjalimet për varfëri s'mund të dalin jashtë etiketës së patetizmit. Në kohëra shkurajimi e dorëzimi kolektiv, fjalimet për varfëri cilësohen hipokrite.

Comments are closed.