Fati i 100 hebrenjve që pranoi Zogu në Durrës, shtypi francez: Frikësohemi se…

Aug 22, 2018 | 9:29
SHPËRNDAJE

Nga Aurenc Bebja*/ 

1

 Gazeta frankofone hebraike, “La Tribune juive”, ka botuar me 28 prill 1939, një shkrim në lidhje me hebrenjtë e Shqipërisë (të lindur ose refugjatë), të cilët gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, janë detyruar të largohen prej vendit tonë.

 Fati i hebrenjve shqiptarë

 Numri i hebrenjve në Shqipëri nuk është i konsiderueshëm.

 Ka shumë pak izraelitë të lindur në vend, shumica prej tyre janë refugjatë nga Austria. Ata janë tregtarë që kanë ditur të fitojnë simpatinë e popullatës muslimane.

 Deri tani, nuk ka pasur një lëvizje anti-hebreje në këtë vend të vogël. Por frikësohemi se legjislacioni racist i Italisë do të zbatohet ndaj hebrenjve të protektoratit shqiptar.

 Gjendja e refugjatëve politikë është në rrezik, sepse ata mund të bien në duart e Gestapos.

 Njëqind refugjatë hebrenj të pranuar nga mbreti Zog në qytetin e Durrësit po presin momentin e largimit të tyre për në Shtetet e Bashkuara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura