Ezel do të luajë në serialin e ri për krah shqiptares seksi

| 14:30
SHPËRNDAJE

Mediat turke, së fundmi kanë shkruar për aktoren dhe prezantuesen e njohur nga Kosova, Arbnora Ademaj. 

Ajo po luan rolin e ambasadores së kulturës së Kosovës në Turqi, duke kontribuuar në thellimin e bashkëpunimit midis aktorëve shqiptarë dhe atyre turq.

Madje, mediat turke shkruajnë për një bashkëpunim të mundshëm të aktores Arbnora Ademaj me aktorin e njohur turk, Kenan Imirzalioglu, apo siç njihet nga publiku shqiptar me rolin e Ezelit. Aktori në fjalë nuk ka dashur të japë më shumë detaje lidhur me filmin që është duke punuar për momentin.

Aktori shumë i famshëm, Kenan Imirzalioglu, do të luajë së shpejti një serial të ri turk dhe pjesë e këtij seriali thuhet se do të jetë edhe moderatorja shqiptare, Arbnora Ademaj.

Emri i Arbnorës tashmë është bërë i famshëm në mediat turke, të cilat shkruajnë për një bashkëpunim të mundshëm të shqiptares me aktorin Kenan Imirzalioglu. /Panoramaplus.al

     

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.