Sokol Kushta mendon se Skënderbeu po bëhet shembull për t’u goditur nga një organizatë e korruptuar.
Në një intervistë të dhënë dje për “Panorama Sport”, Kushta tha se është e vërtetë që në Europë ka shitjeblerje ndeshjesh, por ky vendim nuk jepet vetëm për Skënderbeun, pasi të gjitha ekipet e Superiores, sipas legjendës, janë të përfshira.
Për ish-futbollistin e shquar, as FSHF dhe as Prokuroria nuk kanë ndikuar në minimizimin e këtij fenomeni. Kushta thotë se Flamurtari nuk duhet të shikojë se çfarë do të ndodhë me Skënderbeun, por të vijojë rrugën e fitoreve. Ecurinë e kuqezinjve, Kushta e cilëson pozitive, por kërkon më shumë spektakël dhe gola.
Kushta, cili është komenti juaj për ngjarjet më të fundit, ku Skënderbeu rrezikon përjashtimin me 10 vjet?
Për sa i përket fenomenit “Skënderbeu”, ne duhet të shikojmë më gjerë. Ne jemi mësuar t’i nxjerrim sytë njëri-tjetrit dhe nuk është hera e parë. Unë shikoj që Skënderbeu po bëhet shembull për t’u goditur nga një organizatë e korruptuar. Është e vërtetë që kaq vjet ka shitje ndeshjesh në Europë dhe Shqipëri. Por ky dënim nuk është dhënë vetëm për Skënderbeun.
Çfarë doni të thoni me këtë?
Këtu unë e kam thënë që, po të kishte drejtësi, nuk do të kishte Ligë Superiore, pasi të gjitha ekipet janë të përfshira. Por, as Federata dhe as Prokuroria nuk kanë vepruar në kohë për minimizim e fenomenit.
* Intervistën e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Panorama Sport” *
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al