EKSKLUZIVE/ Ofertë 8 mijë euro në muaj nga Qipro, fantazisti pret Kukësin

Dec 30, 2018 | 20:51
SHPËRNDAJE

Verilindorët kanë përfunduar fazën e dytë në vendin e dytë, me 34 pikë, vetëm 3 më pak se Partizani. Kukësi pati një ecuri mjaft të mirë në 5 javët e fundit, ku arritën të korrin 4 fitore dhe 1 barazim, 13 pikë të grumbulluara.

Duke parë këtë ecuri të shkëlqyer, presidenti Safet Gjici, i shtyrë edhe nga stafi i tij pa nisur mirë merkatoja, filloi të shpenzojë duke afruar dy futbollistë mjaft të mirë, si Rroca, por dhe Shkurtaj, edhe pse ky i fundit akoma nuk ka firmosur. Kukësi ka blerë kartonin e Shkurtajt për shumën e 50 mijë eurove.

Donjet Shkodra

Donjet Shkodra

Verilindorët në kuadër të përforcimeve pritet që t’i ofrojnë një kontratë serioze Donjet Shkodrës, të cilit i ka përfunduar kontrata aktuale që ka firmosur në shtator me verilindorët. Shkodra në fund të muajit gusht pati probleme me drejtuesit e Kukësit, pasi ata i kërkuan ulje rroge, por mbas një dënimi dyjavor në ekipin e të rinjve, lojtari u rikthye dhe shkëlqeu gjatë gjithë fazës së dytë, ku zëvendësoi më së miri Besar Musollin. Dhe pse jo në rolin e tij, Shkodra arriti të bëjë diferencën duke kënaqur trajnerin Cungu, por dhe vet presidentin Gjici.

donjet shkodra oferta ael

Oferta

Duke qenë një lojtar i lirë, në adresë të Shkodrës kanë ardhur shumë oferta nga klube shqiptare, si Tirana, Flamurtari e Skënderbeu, por edhe nga jashtë vendit. Gazeta zbulon ekskluzivisht se është klubi qipriot Ael Limasol që i ka bërë një ofertë konkrete 29-vjeçarit, duke i ofruar një kontratë 2-vjeçare me 8 mijë euro në muaj neto. Futbollisti nuk u ka kthyer një përgjigje drejtuesve të klubit të njohur qipriot, pasi së pari do dëgjojë ofertën e klubit të Kukësit, pastaj do vendosë për të vijuar karrierën.

Drejtuesit e Kukësit e kanë llogaritur si pjesë të klubit edhe për fazën përgatitore që ekipi do të zhvillojë në Turqi nga data 4 deri më 16 janar. Në fillim të janarit pritet që palët të takohen dhe të vendosin për vazhdimësinë. Përveçse trajnerit Cungu dhe drejtuesve të tjerë, janë senatorët e ekipit verilindor që kanë dhënë Ok-in dhe kanë kërkuar që Shkodra të vijojë të jetë pjesë e Kukësit, pasi cilësitë e tij janë të padiskutueshme, por duke njohur dhe mirë ambientin e lojën e ekipit, prezenca e tij është domosdoshmëri për rrugën drejt titullit kampion. Në fillim të janarit, para se ekipi të niset drejt Antalias, pritet që të firmosë dhe Vasil Shkurtaj.

Skerdilaid Sulozeqi

 

PANORAMA SPORT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura