EKSKLUZIVE/ “Bomba” e Partizanit për stolin, akord me ish-trajnerin dhe kapitenin legjendar të Brazilit

Nov 19, 2023 | 10:48

Partizani i surprizon të gjithë me trajnerin e ri. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se sot do të prezantohet kapiteni legjendar i Brazilit, Karlos Dunga, i cili është shpallur kampion bote në vitin 1994.

karlos dunga

Dunga ka qenë edhe trajner i Brazilit në vitet 2014-2016. Gjithashtu ka drejtuar Sport Club Internacional në Brazil.

Sot në orën 13:00 ai pritet të prezantohet në stadiumin “Arena e Demave” nga presidenti Gazmend Demi si trajner i ri i të kuqve.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura