Eduart Ndocaj rrëfen jetën pasi humbi 40 kg: Fizikisht jam gati për martesë të dytë, politikisht s’e di pse Edi Rama më bëri block nga çdo rrjet social!

Jan 24, 2021 | 17:32
SHPËRNDAJE

E mbani mend ish-deputetin Eduart Ndocaj? Kaubojsi me bark? Epo tani më nuk do ta njihni. Të gjithë e vunë re transformin e tij, pasi iu nënshtrua operacionit, ku ka arriti që të heqë kilogramët e tepërt, dhe rezultati?

Tashmë nuk njihet. Kështu, Eduart Ndocaj ka rrëfyer detaje nga jeta e tij, histori të bukura dhe të trishta. Humbja e peshës dhe incidenti në Fishtë ishin dy pikat ku ai ndal, teksa zbuloi se ka humbur mbi 40 kilogramë.

Për ish-deputetin ishte një periudhë e vështirë, pasi iu deshën 60 ditë për t’u përshtatur me ushqimin, madje ai tregoi se ka konsumuar edhe ushqim pa shije. Për të nuk mjaftonte vetëm ndërhyrja e parë për humbjen e peshës, mbajtja e një regjimi ushqimor, por iu desh të realizonte edhe një ndërhyrje të dytë.

Ndocaj tregoi se për shkak të incidentit në Fishtë, ku ishte ushtruar dhunë ndaj tij, u detyrua të operohej për herë të dytë.

“Ishte skandaloze, ishte një aktivitet në Fishtë. Isha i ftuar nga drejtori i kulturës ose Bashkisë Lezhë nga Z. Zefi. Aty ishte një keqpërdorim për njerëzit që nuk ishin dakord me pushtetin. Aty nuk ishte vendi për politikë, po inagurohej muzeumi i Homerit shqiptar. Aty nuk mori pjesë asnjë lezhian, përveçse një pukjani, fshatarët e zonës u kërcënuan. Të nesërmen, kur kam shkuar në Itali, kam bërë një ndërhyrje të dytë, sepse isha dëmtuar. Unë jo pa qëllim e bëra lidhjen ”live” në ‘Facebook’, që të shikonin shqiptarët se kush i qeveris”, tha ai.

Gjatë transmetimit live u publikuan foto të tij ku ishte më i ri, por edhe krahasimin kur ishte i shendoshë dhe i dobët. Momenti që e bëri nostalgjik, por edhe njëherësh e bëri të qeshë dhe të thotë se i duket vetja tjetër njeri, sikur ka rilindur, madje për këtë tani duhet një martesë e dytë me bashkëshorten, Valentinën, shtoi ai me shaka. Ai ndau edhe rrëfime të bukura nga jeta e tij para futjes në politikë dhe asaj që aktualisht bën.

Gjatë rubrikës “Reflektim”, Ermali e pyeti nëse pret ndonjë sms që do ta lumturonte, të cilën ka kohë që e pret. Ai përmendi emrin e Kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se pret ndjesën e tij si qytetar, ndërkohë tha se ai i ka bërë block në të gjitha rrjetet sociale.

“Nga Kryeministri, për të më kërkuar ndjesë, sepse, nëse është Kryeministër, është falë meje, falë teje dhe falë gjithë atyre shqiptarëve që e votojnë, të cilëve u ka kthyer shpinën. Sikur e pres unë, e presin edhe shqiptarët!”.

Në kujtimet mbi jetesën e tij në Itali, u ndal në një moment mjaft sikletshëm për të, ku policët italianë ushtruan dhunë verbale ndaj tij vetëm se ishte shqiptar.

Ndërkohë, në mbyllje të bisedës, teksa ishin në rubrikën “1 jetë, 5 këngë”, këngët e fundit të zgjedhura nga Ndocaj ishin shqiptare dhe patriotike.

Në këtë moment ai u pyet nëse do të bënte këngë me çifteli për Aleksandar Vucic, Recep Tayp Erdogan apo Kyriakos Mitsotakis.

Ai theksoi se bërja e këngëve të tilla është servilizëm. Përpos mirëpritjes për investimet që mund të bëjnë në vendin tonë, ai tha se nuk do t’i këndonte as Aleksandër Vuçiç, Recep Erdogan, madje as Papës.

/Panoramaplus.al

   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura