Një operacion i madh antidrogë u zhvillua në ujërat territorial greke, pasi dy gomone që dyshohet se ishin nisur nga Shqipëria, kanë tentuar të futet në ujërat turke.
![]()
Njëra nga gomonet është ndaluar, pas të shtënave nga policia greke, ndërsa në pranga ka në rënë tre persona, dy shqiptarë dhe një italian, sipas mediave greke.
Autoritete greke i kishin vëzhguar prej disa ditës gomonet, të cilat po lëviznin nga bregdeti shqiptar, në drejtim të Turqisë.
Gomonet u pikasën fillimisht nga rojet bregdetare turke, të cilët i ndoqën, por pa sukses.
Më pas ishte polica greke, e cila angazhoi në operacion 10 anije të Marinës greke dhe një avion Frontex, të cilët bënë të mundur ndalimin e njëra nga anijet. Ndërsa vijon ende kërkimi për anijen tjetër.

© Panorama.al











