“Do e qante rolin e gagaçes”- Pas heshtjes së gjatë, Xhemi Shehu i kthen përgjigje për herë të parë Alketa Vejsiut

Feb 27, 2020 | 10:52
SHPËRNDAJE

Pas Festivalit të RTSH, Alketa Vejsiu u përplas virtualisht me motrat Luana e Marina Vjollca dhe Xhemi Shehun.

Por kjo e fundit qëndroi e heshtur deri tani, pasi në revistën Class të Alketa Vejsiut, u shkruajt se Xhemit do i shkonte shumë roli i gagaçit dhe u publikua një foto e vjetër e saj.

Moderatorja reagoi për herë të parë në emisionin “Ftesë në 5”, ku ishte e ftuar së bashku me Salsano Rrapin.

Ndërsa kolegu i saj po tregonte se Xhemi i kushton më shumë rëndësi fjalëve që thotë sesa imazhit të saj në daljet në televizion, moderatorja u përgjigje se e bën këtë që të mos ngjajë si gagaçe.

 “Nuk besoj që ka një moderatore në Shqipëri që nuk e vret mendjen fare për look-un e saj me atë veshje që i japin sigurisht, që i sjellin për të prezantuar,”-tha Salsano.

“Nuk është shumë gjë e mirë kjo me thënë të drejtën, duhet ta vras i çikë mendjen, duhet të vendos make up këtu tek krah, te këmbët që të mos më dalin si punë,”- iu përgjigj Xhemi.

Më pas modetaroi shtoi: “Po, por kjo tregon se ti nuk ke prioritet atë që do veshësh sesa tek ajo që do thuash.”

 “Tek fjala e kam, që të mos ngjaj si gagaçe (qesh),”- përfundoi prezantuesja.

Gjithçka nisi pas festivalin e 58-të të RTSH, ku Alketa do të mbahet mend edhe për veshjet ndërroi shpesh.

Alketa veshi 12 fustane për tre net dhe kjo nuk kaloi pa vemendje dhe reagime ne rrjetet sociale.

Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi natën e ndërrimit të viteve ironizuan ‘këndimin dhe ndërrimin e fustaneve të Vejsiut’.

“Po mendoj që sezonin tjetër të ‘Portokalli’ unë dhe Xhemi nuk do prezantojmë, por vetëm do këndojmë” – ka thënë Salsano. Ndërsa Xhemi ka ironizuar ndërrimin e fustaneve të Alketës.

‘Këtë vit një herë nuk dua të dëgjoj asnjë këngë, po ika të ndërrohem një herë se kam 5 minuta me këtë veshje. Si mund të rrijë robi 5 minuta me një veshje, si?!’; ja kthen Xhemi”.

Por një ditë pas ditëlindjes së moderatores së ‘Portokalli’, në llogarinë e “Revista Class” në Instagram u shkrua një status së bashku me një foto të Xhemit.

“Në arkivat e revistës ndjemë nostalgji për bukuroshen e ekranit. Mendojmë që tre gjera i shkojnë Xhemit!

1. Me këto flokët me rrica duket shumë kinge! Gjithmonë e bukur Xhemi!

2. Pseudonimi “Xhemile” i shkon shumë Xhemës tonë!

3. Edhe si aktore humori mund të fitonte një kupë në ”Golden Globes”! Nuk është keq me humorin edhe pse në hapat e parë të karrierës! Më mirë se në prezantim madje! Në prezantim ka rivale të forta kështu që i sugjerojmë të merret seriozisht me karrierën e aktores së humorit! Ka të dhëna të mira aty! Me ndihmën e Salsanos rolin e “Gagaçes” do ta qante! Postimi është plotësisht dashamirës! Xhemin Xhan!”-shkruan Alketa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura