Damian Gjiknuri mërzitet nga makinat luksoze, fotografohet nga paparazzi me biçikletë në Tiranë

Aug 30, 2020 | 18:38

Nuk është më lajm fakti që politikanët shqiparë janë të dashuruar pas luksit.

Në fotot që sjell çdo javë paparazzi ynë nga Parlamenti dhe jo vetëm, ne shohim deputetë dhe ministra teksa vijnë në punë me veshje dhe makina super të shtrenjta.

Një prej atyre, që duket se nuk ia kursen vetes gjërat e shtrenjta, është edhe ish-ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri. Qoftë me veshje formale, por edhe casual, Gjiknuri është gjithnjë i veshur me rroba të shtrenjta që bien në sy.

Gjithashtu, këpucët janë një detaj, të cilin me sa duket Gjiknuri e ka pikën e tij të fortë në veshje. Dhe kur vjen puna te makina, edhe ajo është gjithmonë tip i fundit.

Por kësaj here diçka ka ndryshuar. Paparazzi ynë e fotografoi Gjiknurin nëpër rrugët e Tiranës duke lëvizur me biçikletë. Një pamje e zakonshme për Ylli Manjanin, por kurresi për Damianin.

Aq shumë janë habitur njerëzit që e kanë parë në biçikletë, sa kanë filluar t’i bëjnë edhe foto.

/Panoramaplus.al

   

© Panorama.al

Te lidhura