Berisha u la jashtë listës së Grupit/ Zbardhet debati pa media, Deputeti i PD: Duhet të mbajmë qëndrim të ashpër! T’u çojmë letra ndërkombëtarëve! Bardhi sqaron: Kurthi i Ramës është..

Apr 17, 2024 | 22:13
SHPËRNDAJE

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD së Rithemelimit është diskutuar edhe për Sali Berishën, i cili u la jashtë listës së Grupit.

grupi-parlamentar-i-PD1-635x4501

Në diskutimet pa media, që janë siguruar nga gazetari i News24 Osman Stafa, deputeti i PD, Tritan Shehu ka kërkuar që të mbahet një qëndrim i egër për të mbrojtur Sali Berishën, madje sipas tij duhet t’i drejtohen me letra ndërkombëtarëve për t’i informuar për burgosjen që ai e quan politike, të Sali Berishës.

Ndërkohë nga ana e tij, Gazment Bardhi ka dekluar se nuk duhet të bien në kurthin e Edi Ramës, pasi qëllimi i tij është që të rikthejë debatin në Grupin Demokrat.

“Unë mendoj që ne nuk duhet të biem në kurthin që të kthehemi përsëri tek përqendrimi i debatit publik për grupin. Interesi i Edi Ramës është të na rikthej në debatin për grupin parlamentar, prandaj e luajtën në publik prej disa ditësh me këtë; një herë 35 anëtarë, një herë 38 anëtarë, sot e kishin bërë 42 anëtarë. Ne jemi grupi parlamentar i PD dhe kryetar i PD është Sali Berisha. Tani nga kjo kuptohet i gjithë absurdi i kësaj. Ne e dimë shumë mirë se kush është i përfshirë në grup parlamentar, që nga data 5 Shtator 2023 dhe nuk presim njohje nga Edi Rama për këtë mendoj”, ka deklaruar Bardhi.

Tritan Shehu: Qëndrim të egër  duhet të mbajë Grupi Parlamentar për të mbrojtur Sali Berishën, për ta përfshirë në grup, madje duhet edhe t’u dërgojmë letra ndërkombëtarëve, ku t’i informojmë për burgosjen politike të kreut të opozitës. Duhet të mendojmë një procedurë, të marrim vetëdeklarimet, të bëjmë diçka.

Oerd Bylykbashi: Rregullorja sqaron sesi behet antarësimi në grup (lexon nenin e rregullores). Pra vetëdeklarim dhe lista e KQZ. Këtë mendoj ta përdorim, por e vendosim.

Flamur Noka: Po kjo mund të behet mendoj.

Luan Baci: Edhe unë mendoj si kolegët. Ne jemi shumica e grupit, të analizohet rregullorja dhe të bëhet.

Gazment Bardhi: Dakord. Për problemin që ngriti Albana, kam takuar Kryetaren e Kuvendit për këtë shqetësim dhe e kam kërkuar të mos pengohet funksionimi i komisioneve hetimore parlamentare (timsi dhe koncensionet në shëndetësi). Kryetarja e Kuvendit më ka konfirmuar  që nuk ka asnjë vendim politik të PS për t’i bllokuar komisionet dhe keqkuptimet që janë krijuar duhet të zgjidhen. Nëse ka pengesa duhet të ulen dy kryetarët me dy nënkryetarët që të përcaktojnë vijimin, dhe të gjitha shkresat për informacion më është konfirmuar që nuk do pengohet asnjë, do të kalojnë dhe nuk do të këtë asnjë pengesë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura