Basha tallet me gjobën e Veliajt: Do i çoj kastravec 163 mm të gjatë

Dec 9, 2015 | 13:02
SHPËRNDAJE

Nëse Bashkia e Tiranës mendon se PD do paguajë gjobën e dëmeve të protestës së djeshme, e ka gabim. Përgjigjen për këtë e ka dhënë vetë kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha sot në një komuinikim për mediat. Ai ka theksuar se në vend të pagesës, do t’i kthej mbrapsht Veliajt një kastravec.

“Do i çoj një kastravec 163 mm të gjatë”,- ishte përgjigja e Bashës për gazetarët se a do ta paguante PD-ja gjobën e vendosur nga Bashkia e Tiranës.

Basha1

Sipas Bashës, protesta e djeshme ishte “mesazhi më i qartë i mbështetjes për PD, opozitën dhe kërkesën dhe zgjidhjen politike që ne kemi shtruar apo koha ka shtruar për të tejkaluar krizën e rëndë ekonomike e shoqërore që ka pllakosur vendin, largimin e qeverisë Rama Meta, caktimin e një qeverie teknike për të përgatitur zgjedhjet e ardhshme parlamentare”.

Edhe socialistë në protestë

Basha nënvizoi se në protestën e djeshme opozitare ishin edhe socialistë të zhgënjyer nga qeveria aktuale.

“…biznesi i është bashkangjitur masivisht protestës së djehsme që për 2 vjet ka qenë objekt i dhunës sistematike të qeverisë, dje në shesh ishin të dhunuarit në të drejtën e shtëpisë…ishin studentët, të rinjtë, gjimnazistët që përjetuan mashtrimin më të madh gjatë këtyre 25 viteve…. me ne ishin të përndjekurit të riposhtëruar e të shkelur nga Rama…me në ishin fermerët që janë shtyrë në kufijtë e mbijetesës…me ne ishin pensionistët, që kanë dy vitë që nuk shohin rritje të pensioneve…të papunët..intelektualët, profesionistë…me ne ishin edhe socialistët e 2013 të Edi Ramës të inatosur që familje e tyre politike e ka në dorë një grusht zuzarësh, kriminelësh me cizme me damkë që si lidh asgje me këtë familje politike, me ne ishte një popull i tërë”,- tha Basha.

Uragani i protestave nuk do ndalet

Basha i apeloi protestuesve të djeshëm: “Jeni të mirëprituer në protestën e ardhshme se protestat kanë nisur e do vazhdojnë pa pushim, mosbindja civile ka nisur. Zgjidhja vjen vetëm përmes largimit të kësaj qëverie. Kjo dyfytyrësi e ka mbushuir dhe e ka derdhur kupën e durimit të shqiptaërve i ka ardhur fundi…ky uragan nuk do ndalet, do vazhdojmë ti prijmë stinës së protestës, bashkimit të shqitarëve, do e kërkojmë njësoj largimin e kësaj qeverie si para 25 vitesh se ajo që na kërcenon ështeë një tirani e hajdutërisë e kriminelëve të veshur me krim”,- u shpreh lideri i opozitës.

Pse PD nuk u distancua nga dhuna e djeshme?

PD nuk distancohet sot nga aktet e dhunës se ka qenë, është dhe do jetë e distancuar nga aktet e dhunës. Është falë PD që dje ai vërshim i madh popullor, ajo zemëratë që mund të merrte perpara jo një por 10 kryeministri, u përmbajt, është falë mirëorganizimit tone edhe për ato raste dhune që s’kanë qenë asnjë moment pjesë e skenarit tonë, ndërhynë struktuarat tona dhe bënë që kjo protestë me e madhe, zemëratë popullore më e madhja e mbledhur ndonjëherë, nuk u oprek një fije floku e nje oficeri apo punonjësi të policisë.

E mbani mend këtë që pëlliste per dhunë si i gjakoste policët dhe ku i rrëzonte për tokë e vazhdonte t’i godist, por jam krenar për këtë standart të vendosur, jemi të vendosur ti qëndojmë standartit dhe përkushtimit tonë për protesta masive demokrartike duke u distancuar nga dhuna. Sa i përket bunkerit është i paligjshëm dhe legjitim se është ndërtuar në kundërshtim me ligjin urban të Shqipërisë, me planin urban të Tiranës, dhe ëshyë një provokacion i rëndë ndaj ish të përndjekurve dhe shqiptarëve. I përkulem me reskeptk heronjve që e kallën në flakë atë bunker”,- tha Basha.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura