Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar me akuzat ndaj kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.
“Dosja 339 sapo ka nisur të zbulohet. Vangjush Dako e ka vendin në burg”, shkruan Basha në një postim në rrjetet sociale, duke shpërndarë edhe një video.
Në video, shkruhet se, “Dako e ka lënë Durrësin në dorën e krimit të organizuar si shpërblim për blerjen e votave për pushtetin e Edi Ramës”.
Në pamje shfaqet edhe deklarata e Dakos bërë në emision Opinion më herët gjatë kësaj jave: “çdo person nuk ka marrë nga Vangjush Dako asgjë kundra ligjit”.
Për Bashën, kjo deklaratë është e gënjeshtërt.
”Restoranti Pista në Durrës, në pronësi të bandës së Avdylajve, është ndërtuar me lejen e Vangjush Dakos”, thuhet në tej në video.

PANORAMA
© Panorama.al











