“Ata folën shqip”- Grabitësit lidhin zviceranin dhe i marrin 100,000 franga. Çfarë ndodhi në 2 të natës

Oct 14, 2019 | 19:36
SHPËRNDAJE

Një burrë u sulmua brutalisht nga dy persona të maskuar, duke marrë prej banesës së tij një plaçkë të madhe.

63017CCFA7D8FF4D41B994DA3135014D

Ngjarja ndodhi në Schwyz të Zvicrës menjëherë pas orës 2 të natës të dielën që lamë pas kur burri po kthehet në shtëpi.

Por befas ai u kërcënua nga dy burra të maskuar me armë, tha policia të hënën.

Në banesën e viktimës dy hajdutët kanë lidhur burrin, duke marrë një shumë prej 100 mijë franga nga kasaforta dhe më pas kanë ikur në drejtim të paditur. Viktima ishte në gjendje të çlironte veten dhe njoftoi policinë për grabitjen.

“Autorët ishin veshur me të zeza dhe kishin folur me njëri-tjetrin shqip”, njoftoi policia kantonale Schwyz, cituar nga mediat vendase.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura