Amfiteatri i Durrësit çlirohet nga ndërtimet

Sep 30, 2015 | 12:11
SHPËRNDAJE

Më në fund, Amfiteatri i Durrësit do të çlirohet nga ndërtimet që i merrnin frymën. Pas shembjes së ndërtimeve pa leje, në territorin e monumentit të kulturës kishin mbetur edhe disa objekte të tjera, çmontimi i të cilave kishte mbetur peng i procesit të kompensimit të pronarëve të ligjshëm të shtëpive.

Nga prishja e ndërtimeve në Amfiteatrin e Durrësit
Nga prishja e ndërtimeve në Amfiteatrin e Durrësit

Sipas Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Durrës, kjo e fundit “ka shpronësuar pronarët e banesave me një vlerë, rreth 50 milionë lekë (të rinj), të cilët janë larguar vullnetarisht, duke e vlerësuar procesin e shpronësimit korrekt dhe të ligjshëm.

Fondi i përcaktuar për shpronësim tashmë ka kaluar në llogaritë individuale të pronarëve”. Bëhet fjalë për tri objekte banimi të ndodhura në arenën e Amfiteatrit.

amfiteatri durresMësohet se tashmë DRKK Durrës ka lidhur kontratën me firmën e specializuar, që do të realizojë dhe prishjen e shtëpive në mënyrë manuale. Çlirimi i Amfiteatrit ia kthen atë tërësisht publikut. Procesi i rehabilitimit të hapësirës së amfiteatrit, i cili mundësohet nga Ministria e Kulturës, është parashikuar të zgjasë 60 ditë kalendarike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura