Ambasadori italian,Gaiani merr zyrtarisht detyrën

Dec 7, 2011 | 16:52
SHPËRNDAJE
Presidenti Topi pret Ambasadorin e Republikës Italiane, Masimo Gaiani me rastin e paraqitjes së Letrave-Kredenciale

TIRANE- Masimo Gaiani  nis sot zyrtarisht detyrën si ambasadori i ri i Italisë në vendin tonë. Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot ambasadorin e ri të Republikës Italiane, Masimo Gaiani me rastin e paraqitjes së Letrave-Kredenciale.

Lajmi për emërimin e Masimo Gaianit, ambasador i Italisë në Shqipëri u bë publik pak kohë më parë nga ministria e Jashtme italiane. Gaiani zëvendëson në këtë post, ambasadorin  Saba D’Elia.

Massimo Gaiani ka lindur në Addis Ababa, Etiopi, në vitin 1956, dhe shërben në diplomaci që prej vitit 1982.

Duke filluar nga viti 2005, Gaiani ka shërbyer si Këshilltar Diplomatik i  Ministrit për Çështjet Evropiane, duke dhënë mjaft ndihmë, ndërsa ka qenë gjithashtu edhe Koordinator i Zyrës së Sekretarit të Komitetit Ndërministror Evropian, për çështje evropiane.

Jashtë Italisë, ai ka shërbyer më parë në Konsullatën italiane në Montreal, ku është marrë me çështjet ekonomike, më pas ka përfaqësuar Italinë në Komitetin Ekonomik Evropian në Bruksel, si dhe ka shërbyer në ambasadën italiane në Ëashington.

Massimo Gaiani ka kryer edhe një serë funksionesh të tjera në Këshillin e Ministrave në Itali.

Presidenti Topi pret Ambasadorin e Republikës Popullore Demokratike të Koresë, Ju Uang Huan me rastin e paraqitjes së Letrave-Kredenciale

Po sot, ka marrë zyrtarisht detyrën si ambasador i Republikës Popullore Demokratike të Koresë, Ju Uang Huan. Ai i paraqiti sot Letrat-Kredenciale presidentit të Republikës Bamir Topi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura