Alma Arrazi u mbyt në lumin Bunë së bashku me 3 fëmijët e mitur, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush! Palombarët në kërkim të trupave

May 6, 2024 | 9:28
SHPËRNDAJE

Trupat e pajetë të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj të mitur të moshës 8 dhe 4 vjeç ende nuk janë gjetur. Ndërkohë vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur në lumin Bunë mbrëmjen e së shtunës (4 Maj).

alma arrazi

Palombarët e RENEA-s vijojnë kërkimet nga ura e vjetër e Bunës deri në grykëderdhjen e Velipojës, ndërsa në ndihmë i kanë shkuar peshkatarët dhe banorë të zonës.

Ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë për të parë lëvizjet e fundit të 39-vjeçares dhe fëmijëve të saj, para se të ndërmerrte aktin tragjik.

Pamjet po verifikohen për të verifikuar nëse Alma Arrazi ishte e vetme apo shoqërohej nga dikush.

Gjithashtu janë marrë në pyetje edhe familjarë të 39-vjeçares, të cilët kanë konfirmuar se ajo dhunohej sistematikisht nga i shoqi Ergys Arrazi.

31-vjeçari është arrestuar për shkaktim vetëvrasje, ndërsa dyshohet se kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore, si edhe i kishte kërkuar bashkëshortes të largohej nga banesa së bashku me fëmijët.

Trupi i vajzës 9-vjeçare të çiftit u gjet mbërmjen e së shtunës (4 Maj) nga peshkatari Safet Hasani, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të nënës dhe 2 fëmijëve, të moshës 8 dhe 4-vjeç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura