Zbardhet dëshmia 120 minuta e Kryemadhit para prokurorëve: Biseda me Doshin në prani të Metës, nuk e njoh “Tonin”

Mar 11, 2015 | 12:20
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Bashkëshortja e kryetarit të Parlamentit, Monika Kryemadhi është pyetur në mbrëmje për më shumë se 120 minuta nga prokurorët për dijeninë e saj lidhur me akuzat e Tom Doshit.

Burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur për “Panorama Online” se gjatë dëshmisë së saj deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka thënë se nuk e njoh Fation Skënderin.

Kryemadhi ka pranuar se ka qenë një rast kur e ka takuar Tom Doshin në prani të Metës dhe që e kanë pyetur për këtë person, por ajo ka thënë se nuk e njeh atë. 

Monika Kryemadhi pas daljes nga Prokuroria

Pas perfundimit, ajo ka pranuar te flase per mediat dhe ka theksuar se eshte e gatshme te ballafaqohet me Tom Doshin.

“Meqenëse malësori Tom dhe malësori Sali Berisha merren me gra dhe me fëmijë, isha në Prokurori për të dhënë gjithë shpjegimet e mia rreth ngjarjes dhe jam gati të ballafaqohem në Prokurori me Tomën dhe shokët e tij për çdo problem që ai ka. Dhe dua t’ju siguroj dhe juve, që meqenëse përmenden gjithë familjarët, gjyshja ime ka vdekur, në qoftë se pretendon Toma që mund ta shpëtojë në rastin e tij…”,- tha ajo.

Thirrja në Prokurori, Kryemadhi me 20 minuta vonesë

Rreth ores 19:20, Kryemadhi mberriti per te deshmuar lidhur me çeshtjen “Doshi” dhe akuzat qe deputeti i shkarkuar i Partise Socialiste ka bere per nje atentat te mundshem qe ishte planifikuar ndaj tij. Prej mbi dy orësh, deputetja u pyetet nga një oficer dhe një prokuror, lidhur me pozitat e saj në këtë çështje.

Bashkeshortja e kryeparlamentarit Ilir Meta ishte thirrur nga Prokuroria ne oren 19:00, por ajo u paraqit rreth 20 minuta me vonese. Arsyeja pse u thirr sot te deshmoje edhe bashkeshortja e Metes, eshte sepse emri i Monika Kryemadhit ka dale gjate deshmise 6 oreshe te deputetit Tom Doshi, ku ky i fundit ka pretenduar se shtetasi Fatjon Skenderi ka qene pjese e shtabit te Monikes ne Kombinat.

Fation Skënderi, ështe personi i përmendur nga Tom Doshi si porositës i atentatit, ndaj tij dhe Mhill Fufit në emër të Ilir Metës. Ai mësohet se ka mbërritur në Tiranë nga Gjermania dhe do te deshmoje te merkuren ne Prokurori per ceshtjen “Doshi”. 

Gjate pasdites, deputeti Tom Doshi deklaroi ne rrjetin social Facebook se hetimet ndaj kesaj ceshjte, po dekonspirohen nga nje shoqe e Kryemadhit.

“E dyta, kam informacione qe hetimet qe po behen per akuzat e mia ndaj Metes jane te dekonspiruara. Nje shoqe e Monikes raporton cdo dite per ato qe ndodhin aty. Pavaresisht se une nuk i paragjykoj hetimet, konstatoj se ato po nxitohen me qellim, per tu mbyllur shpejt, pa arritur ti behet nje zberthim shkencor cdo fakti”,- shkruan Doshi sot ne Facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura