Aksidenti ku u përfshinë makinat e eskortës së Berishës/ Një mjet hyri kundravajtje, policia jep detaje: Dy të plagosur nga Kosova

Nov 26, 2021 | 21:27
SHPËRNDAJE

Policia ka dalë me njoftim zyrtar të aksidentit në aksin Milot-Fushë Mamurras ku u përfshinë 4 automjete, dy prej të cilave ishin makinat e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas njoftimit, makina me drejtues shtetasin A.M. ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L. e më pas goditi makinën e eskortës së Berishës.

Ndërkohë Korrespondenti i Panorama.al raporton se shkak i këtij aksidenti është bërë hyrja e një makine kundravajtje.

Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje teksa mësohet se shoqëruesit e Berishës kanë pretenduar se ngjarja mund të ketë qenë e qëllimshme.

Sipas policisë, janë dëmtuar dy shtetas banues në Kosovë.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës deputetit S.B.

Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetas banues në Kosovë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura