‘Air Albania’ ndërpret fluturimet me Stambollin. Ja njoftimi që jep Aeroporti i Tiranës

Mar 16, 2020 | 14:40
SHPËRNDAJE

Pas vendimit te qeverise per pezullimin e fluturimeve me Britanine, Aeroporti Nene Tereza ne Tirane njofton nderprerjen e fluturimeve edhe me Stambollin. rinas

Me nje shenim ne faqen e vet ne Facebook, TIA ben me dije se Air Albania ka njoftuar se fluturimet e darkës, ZB1003 dhe ZB1004 për Stamboll do të ndërpriten duke filluar nga data 18 Mars 2020 deri më 30 Mars 2020.

JA NJOFTIMI 

Në vijim të situatës së krijuar për shkak të përhapjes së koronavirusit (COVID-19), Air Albania ka njoftuar se fluturimet e darkës, ZB1003 dhe ZB1004 për Stamboll do të ndërpriten duke filluar nga data 18 Mars 2020 deri më 30 Mars 2020.

Fluturimet e mëngjesit ZB1001 dhe ZB1002 do të operojnë normalisht sipas orareve të përcaktuara.

Për veprime të mëtejshme, ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompaninë ajrore apo agjencitë e udhëtimit.

Faleminderit për bashkëpunimin.

Tirana International Airport

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura