Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki ka deklaruar se presidenti Joe Biden do të donte të vizitonte Ukrainën por konfirmoi se deri më tani nuk asnjë plan për ta bërë këtë.

Psaki u pyet për një vizitë të mundshme të Bidenit pas udhëtimit të papritur të një ligjvënësi amerikan dhe kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dy ditët e fundit.
“Dhe unë e di se presidenti do të donte të vizitonte Ukrainën, por nuk ka plane konkrete për ta bërë këtë tani për tani”, tha Psaki.
Psaki tha se Shtëpia e Bardhë do të vazhdojë të vlerësojë situatën, duke theksuar objektivin e administratës Biden për të rihapur ambasadën amerikane në Ukrainë dhe për të pasur diplomatë amerikanë atje.
© Panorama.al











