“Berisha, i lig. Kemi votuar çdo heqje imuniteti”

Jul 4, 2012 | 16:00
Kreu i PS, Rama

TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama reagoi në twitter pasa deklaratave të kryeministrit, Sali Berisha lidhur me heqjen e imunitetit. Rama tha se kryeministri përgojon ligësisht deputetët e Partisë Socialiste, duke theksuar se është gënjeshtër që heqjen e imunitetit e pengon Tom Doshi, pasi sipas Ramës, Doshi është pa imunitet me votën e tij dhe tonën.

“Këshilli i Miliardereve në PS s”do heqjen e imunitetit vijon KM!Ligësi e gjallë, PS ka votuar çdo heqje imuniteti unanimisht,edhe për veten.”- thuhet në një tjetër mesazh të Ramës.

Më herët në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha u shpreh se kreun e PS-së, nuk e lejon Këshilli i Miliarderëve që të votojë pro heqjes së imunitetit.

“Të bëjë zgjedhjen, midis imunitetit të Tom Doshit dhe interesave të ngushta të socialistit, që ka 20 vjet që e voton dhe robtohet mbas tij, dhe që janë jo 1 por qindra mijëra.”- tha kryeministri.

© Panorama.al

Te lidhura