Artisti i parë në botë mund të ketë qenë një njeri i Neandertalit. Pikturat e shpellës, më të vjetrat në Europë, të ruajtura në shpellën e El Castillo dhe në dhjetë vende të tjera parahistorike spanjolle, datojnë rreth mbi 40 mijë vjet më parë, në një kohë kur këto hominide ishin ende të pranishëm në Europë.
















