Rama: Plani i ri urbanistik i Tiranës, katastrofik

Dec 26, 2012 | 18:03

Kreu socialist, Edi Rama në bashkëbisedimin e tij të fundit për këtë vit me gazetarët foli edhe për sektorin e ndërtimit. Ai tha se janë tashmë minimalisht 12 mijë apartamente të pashitura. Më pas ai ndal tek plani i ri urbanistik i Tiranës, me të cilin u tregua shumë i ashpër.

“Eshtë një plan katastrofik për kryeqytetin, një planin që mbyll me kanatë të hekurt çdo dritare të së ardhmes për Tiranën. Ky është lajmi i keq, lajmi i mirë është se nuk do ketë kohë që ai plan të vihet në zbatim, nuk do ta lejojmë të realizohet, si një plan që jo vetëm kërcënon të ardhmen por fyen inteligjencën e çdo njeriu të zakonshëm me minimum njohje në këtë fushë.”- tha Rama.

I pyetur nga gazeta Panorama, Rama  tha se Tirana e ka planin urbanistik të saj, shpallur në një konkurs  ndërkombëtar. Synimi tha kryesocialisti është ta rikthejmë kryeqytetin tek ai plan.

© Panorama.al

Te lidhura