
TIRANE- Mungesa e opozites ne Komisionin e Ligjeve eshte bere shkak qe projektligji per Gjykaten e Larte te shtyhet serish.
Ne mbledhjen e sotme kane munguar deputetet e opozites, nderkohe qe kreu i komisionit Ilir Rusmali ka akuzuar opoziten per pengesen qe po krijon per kete ligj shume te rendesishem.
“Ligji do të shqyrtohet deri kur të kthehen deputetët e opozitës nga ekskursioni. Deputetët e opozitës kishin axhendë personale. Do dilnin për fundjavë pavarësisht se koha është e zymtë. Dy krerët e grupeve parlamentare Patozi dhe Ruçi nuk I bindën dot deputetët të vinin në komision. Për deputët axhenda personale është më e rëndësishme se integrimi” theksoi Rusmali.
© Panorama.al











