Gjurma e gishtit: Zbardhet vendimi, si e fali gjyqtari Xhakjen

Sep 19, 2012 | 11:09

Ilir Xhakja në Gjykatën e Krimeve të Rënda

Vrasja e komisarit, Neritan Tabaku rrëzoi provën shkencore të vrasjes. Ja si e dënuan Krimet e Rënda autorin.

Neritan Tabaku: U gjet në një fishek, pse s‘mbeti tek të tjerët?

Neritan Tabaku ligjëroi alibinë e mbrojtësit të 38-vjeçarit gjyqin e parë.

Parregullsitë e Policisë në regjistrin e hyrje-daljeve në kufi shpëtuan vrasësin e kryekomisarit.

Gjyqtari i Durrësit, Neritan Tabaku, i cili i dha pafajësinë Ilir Xhakjes më 9 shkurt 2011, duket se ka marrë parasysh fund e krye parashtrimet e avokatit të “të fortit” të Shijakut. Më në fund është bërë publik vendimi i cili mbeti i pazbardhur prej 19 muajsh. Në këtë vendim bie në sy se kryesuesi Neritan Tabaku, tashmë në hetim nga Prokuroria, ka thirrur në ndihmë në mënyrë identike argumentet e avokatit të Ilir Xhakjes, paraqitur në Gjykatën e Lartë në vitin 2009, për t’i dhënë pafajësinë personit që tashmë ka vrarë kreun e Komisariatit të Shijakut. Pretendimet e avokatit kanë pasur të bëjnë me një gjurmë të Ilir Xhakjes, të gjetur në fishekun e tretë të karikatorit të armës së dyshuar, si dhe me faktin e të qenët në Gjermani të personit të dyshuar në kohën kur ka ndodhur krimi. Prokuroria ka konstatuar se regjistri i hyrje-daljeve në kufirin e Shqipërisë për kohën kur pretendohet se Xhakja ka qenë në Gjermani ka qenë i parregullt, ndaj nuk është marrë për bazë.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura