Zyrtarizohet Moreno, nënshkruan për 18 muaj

Jan 24, 2012 | 12:55

Sergi Moreno mund të quhet përfundimisht një lojtar i Vllaznisë. Ai është zyrtarizuar dje si pjesë e këtij ekipi, teksa dje pasdite, në zyrat e Bashkisë së Shkodrës, mesfushori i Kombëtares së Andoras ka firmosur një kontratë, që do ta mbajë të lidhur me shkodranët për një sezon e gjysmë. Në fakt, Moreno ka disa ditë që stërvitet me Vllazninë, duke qenë një nga parapëlqyerit e trajnerit Rudi Vata, por mungesa e menaxherit të tij bëri që të shtyhej edhe firma. Pas Brnoviçit dhe Ivan Jablan, Moreno është i treti që ka hedhur firmën mbi kontratë. Tashmë pritet që mesfushori andoras të tregojë vlerat e tij, për të cilat është marrë nga ana e teknikut Vata. Ky i fundit është shprehur mjaft i kënaqur që më në fund ka marrë shërbimet e lojtarit në fjalë, të cilit i ka vlerësuar qetësinë dhe saktësinë e pasimeve.

© Panorama.al

Te lidhura