ZYRTARE/ Milani vendos rekordin e ri, nënshkruan me dy herë fituesin e Ligës së Kampioneve

Jun 30, 2026 | 17:21

Milani ka thyer çdo rekord të mundshëm sa i përket transferimeve në merkato, duke nënshkruar me sulmuesin portugez Gonçalo Ramos.

goncalo ramos

Kuqezinjtë kanë paguar rreth 70 milionë euro mes pagesës fikse dhe bonuseve për sulmuesin i cili ka qenë pjesë e PSG në edicionet e fundit, edhe pse nuk ka pasur atje një rol qendror.

“Milani komunikon se ka siguruar përfundimisht paraqitjet sportive të futbollistit Gonçalo Matias Ramos të PSG. Sulmuesi portugez ka nënshkruar një kontratë me klubin deri më 30 qershor 2031”, shkruhej në njoftimin për afrimin e 25-vjeçarit.

Kështu, Ramos bëhet futbollisti më i shtrenjtë i blerë nga Milani në historinë e tij dhe i 8-ti transferim më i shtrenjtë i bërë nga një klub i Serisë A.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura