“Zhdukin me afera korruptive miliona euro”- Akuzat e Sali Berishës: Duan të pasurohen dhe të plaçkisin pasuritë e shqiptarëve

Apr 16, 2025 | 20:12

Kundërshtarët e tij në politikë, veçanërisht ata në qeveri, Sali Berisha i konsideron si armiq të vlerave të kombit shqiptar.

berisha sali

Gjatë prezantimit të kandidatëve në njësinë 5 në Tiranë, kreu i PD-së tha se “me afera korruptive kanë zhdukur miliona euro”.

“Duan të pasurohen, të grabisin dhe plackisin pasuritë tuaj”, tha Berisha.

Sali Berisha deklaroi se në vitin 2013 PD e la Shqipërinë me shpresë, por tani vendi po braktiset masivisht.

Sali Berisha: PD vjen në këtë fushatë, vjen në këtë betejë realisht e provuar më e fuqishme se kurrë në ekzistencën e saj.

Asaj iu imponuan në mënyrën më të padrejtë, më absurde nga ata të cilët janë armiq të egër të vlerave, nga ata të cilët janë armiqtë më të egër tanët, të qenies tonë, të qenies së kombit tonë, të dinjitetit tonë.

Ata që kanë frymëzim ekstremizmi të majtë, ata që për karrigen dhe pushtetin e tyre janë gati të bëjnë gjithçka, të mbulojnë Shqipërinë me drogë, helme dhe çdo gjë.

Ata të cilët, për karrigen e tyre, burgosin opozitën, përpiqen të shkallmojnë pluralizmin.

Ata të cilët  zhdukin në mënyrën më të paimagjinueshme në afera korruptive qindra milionë euro taksa tuajat.

Ata të cilët nuk ngurrojnë të shumëzojnë me zero 760 mijë shqiptarë, t’i dënojnë me varfëri të skajshme, vetëm e vetëm se duan të vjedhin në mënyrën më të papërmbajtur.

Këta armiq, në 12 vitet e pushtetit, Edi Rama largoi të rinj shqiptarë dhe qytetarë shqiptarë, nga viti 2014 deri në vitin 2023, sa asnjë pushtim që nga pushtimi otoman gjer sot, sa asnjë sëmundje, sa asnjë fatkeqësi. 1 milion e 99 mijë shqiptarë vetëm në hapësirën e Shengenit. Mbi 600 mijë të rinj.

© Panorama.al

Te lidhura