Liderët botërorë janë skandalizuar kur kanë parë që Kryeministrin italian, Silvio Berluskoni, e kishte zënë gjumi në samitin e G20, ku po diskutohej edhe si të parandalohej që Italia të bëhej viktima e ardhshme e eurozonës. Gjatë samitit të G20 në Francë, 75-vjeçari është tundur dy herë nga zyrtarët e tij që të zgjohej nga gjumi, ndërsa Obama, Kameron, Merkel dhe Sarkozi kërkonin që Italia të bënte më shumë reforma për të shpëtuar veten nga falimentimi. Një diplomat që ka marrë pjesë në samit, tha për “Daily Mail” se “Ekziston shqetësimi se Berluskoni nuk e ka kontrollin e ngjarjeve në Itali. Atë e zuri gjumi dy herë gjatë bisedimeve. Kjo shkaktoi alarm të konsiderueshëm mes shoqëruesve të tij. Atyre iu desh ta zgjonin duke e tundur. Liderët e tjerë të ulur në tryezë nuk mund të mos e shihnin”. Berluskoni bëri edhe një gafë tjetër që zemëroi liderët e eurozonës, duke thënë se “Italianët janë varfëruar që kur futem euron”.











