8 maji,Topi:Përballje idesh,jo kundërshti rivalësh

Mar 23, 2011 | 11:30

TIRANE- Presidenti i vendit Bamir Topi, duke i vleresuar edhe njehere zgjedhjet per pushtetin vendor si shume te rendesishme per jeten e qytetareve, ka kerkuar nga kandidatet ne gare te perballin idete, jo kundershtite per thenie rivalesh. Gjate konferences per pushtetin vendor, ne fjalen e mbajtur, Presidenti Topi ka theksuar se ka dekretuar daten 8 maj per keto zgjedhje ne perputhje te plote te detyrimit te tij kushtetues.

Sipas tij, politika duhet te jete aktive ne kete fushate zgjedhore dhe te angazhohet per zgjedhje ne perputhje te plote te standardeve te kerkuara. Ai ka theksuar se kandidatët për zgjedhjet lokale, qofshin të majtë apo të djathtë në fushatë duhet të tregohen profesionistë dhe të sjellin një garë të ndershme e të qetë.

“Bëj apel në lidhje me zgjedhjet e datës 8 maj. Është momenti më i rëndësishëm që këto zgjedhje të zhvillohen në qetësi të plotë, pas një situate të tensionuar politike, gati në pozicionin e një konfliktualiteti të shprehur. Zgjedhjet duhet të zhvillohen në korrektësi sipas ligjit, ku pjesëmarrja e qytetarit duhet të jetë e madhe. U bëj apel qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje. Komunikimi zgjedhor nuk duhet të jetë negativist. Uroj që të dalin fitues njerëzit më të mirë. I bëj thirrje të gjithëve të bëjnë një fushatë profesionale”, deklaroi Topi.

© Panorama.al

Te lidhura