Trump: Jemi gati të ndalim sulmet ndaj Iranit, por mund t’i rifillojmë nëse është e nevojshme

Jun 11, 2026 | 7:31

 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se sulmet ndaj Iranit mund të ndalen së shpejti, por paralajmëroi se ato mund të rifillojnë nëse situata e kërkon.

trump

“Jemi gati të ndalim sulmet në Iran, edhe pse jemi të përgatitur t’i rifillojmë nëse është e nevojshme”, tha Trump në një intervistë për Fox News.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë pretendoi se kërkesa për një ndalim të menjëhershëm të operacioneve erdhi nga zyrtarë të lartë në Teheran. Megjithatë, ky version është kundërshtuar nga autoritetet iraniane, të cilat mohojnë se kanë bërë një kërkesë të tillë.

Trump shtoi gjithashtu se Izraeli nuk ka marrë pjesë në operacionet e zhvilluara gjatë natës.

© Panorama.al

Te lidhura