TIRANE-Mbyllet pa marreveshje tryeza e partive parlamentare, mbledhur per zgjedhjet vendore te 8 majit. Pas shume debatesh e kundershtish mes perfaqesuesve te dy partive te medha, PD e PS, Patozi ka propozuar nje takim te dyte, neser ne te njejten ore, per te firmosur draft marreveshjen me 16 pika, qe sipas tij sherben si nje garanci per zgjedhje te drejta, me standarde e sipas rekomandimeve te bera nga OSBE/ODIHR.
Sipas tij, kjo eshte kohe e mjaftueshme qe ekspertet e partive te bejne shqyrtimin e pikave per t’u mbledhur me pas per te firmosur.
Por, pask kesaj ka reguar kryeu i grupit te PS-se, Ruci, sipas te cilit me pare duhet te biet dakord per kushtet e vendosura nga PS-ja, pasi nese uk ka akord “eshte e kote te behet tryeze mbi tryeze”.
“Ne pikëpamjet tona i thamë, shqetësimet i deklaruam, të takohen përfaqësuesit e dy partive dhe nëse qendrimet përafrohen, atëherë le të thirret tryeza”, tha ai, duke lene takimin.
Replikat Ruci-Patozi
Replika mes kreut te grupit parlamentar te PD-se dhe atij te PS-se ne tryezen e partive per zgjedhjet e 8 majit. Debati ka nisur per pikat shtese qe Partia Socialiste ka kerkuar te miratohen ne kembim te firmosjes se marreveshjes se propozuar nga Patozi per mbarevajtjen e zgjedhjeve.
Kreu i grupit paramentar te PD-se, Astrit Patozi ka propozuar firmosjen e një draft marrëveshjeje mes gjithë partive politike të pranishme në tryezën e sotme, për të garantuar sipas tij mbarëvajtjen e procesit dhe garantimin e zgjedhjeve sipas standardeve.
Partia Socialiste ka deklaruar se nenshkruan marreveshjen vetem nese i ploteson kushtet e saj, qe nisin qe nga transparenca post zgjedhore, ajo e listave, revokimi i vendimeve te njeanshme te KQZ-se, rikthimi i ligjshmërisë së KQZ-së dhe ligjin e rregullores së funksionimit të KQZ-së.
Pas kushteve shtese, Patozi ka dekalruar se ndryshimet ne Kod ne kushtet te tilla jane mine me sahat per procesin dhe si te tilla nuk mund te behen. “E keni pasur gjithe kohen ne dispozicion dhe PD ka ftuar sa here per amendamentet e nevojshme dhe nuk e keni bere”- tha Patozi.
I menjehershem ka qene reagimi i Rucit, sipas te cilit Patozi ose e ka keqkuptuar, ose nuk ka vullent per bashkepunim. “Ne nuk kerkuam ndtshime ne kod, te gjtha pikat e propozuara, me perjashtim te transparences post zgjedhore nuk kane lidhje me Kodin”- ka thene Ruci.
Takimi, sikunder eshte njoftuar per gjithe subjektete politike permes nje letre shkruar nga Patozi nisi ne zyrat e Kryesisë së Kuvendit dhe me praninë e OSBE/ODIHR ne oren 11.00 dhe ne te jane te pranishem perfaqesuesit e gjithe partive politike.
Draft marreveshja e propozuar nga Patozi
Partitë riafirmojnë konstatimin e OSBE/ODIHR se kodi përbën bazë të detajuar teknike dhe zbatimi i plotë i tij garanton të drejtat e zgjedhësve dhe cdo subjekti zgjedhor për 8 majin.
Partitë bien dakord që stabiliteti i legjislacionit është themelor për mbarëvajtjen e procesit në fazë e përgatitjeve të nisura
Partitë riaformojnë pranimin e rekomnadimeve të OSBE/ODIHRe që u drejtohen direct ose indirect partive
Partitë angazhohen të përmbushin në kohë detyrimin ligjor gjatë fushatës, duke kontribuar për fiushatë të qetë dhe me etikë qytetare.
Partitë shmangin ushtrimin e presionit mbi zgjedhësit, ose punonjësit e administratrës për pjesëmarrje në aktivitete gjatë fushatës
Partitë bien dakord që të marrin msasat që antëarët e komisioneve, kandidatët dhe vëzhguesit do të zbatojnë ligjet në fuqi, duke shënuar zbatimin e frymës së ligjit,
Partitë angazhohen të propozojnë në kohë e sipas kritereve, të gjithë anëtarët e komisioneve të nivelit të dytë e të tretë dhe grupet e numërimit dhe vëzhguesit
Partitë angazhohen që komisionerët e emëruar të marrin pjesë në trajnimet e KQZ sipas programeve të saj
Partitë do të bëjnë gjithcka që anëtarët e komisioneve të qëndrojnë në detyrë sipas ligjit në situatën parazgjedhore, ditën e zgjedhjeve dhe pasgjedhjeve, nuk do braksitin detyrën dhe të marrin masa për zëvendësimin
Nuk do të udhëzojnë anëtarët e tyre në administratën zgjedhore të largohen me vulën përkatëse apo cdo material tjetër
Nuk do ndërrojnë anëtarët e komisioneve dhe grupeve të numërimit, që të ruhet stabiliteti me efikasitet i administratës zgjedhore.
Partitë marrin masa që të sigrohet marrja në dorëzim e matarialave para hapjes së procesit
Partitë angazhohen që komisionerët të bashkëpunojnë mes tyre për të penguar tentativat për votim familjar
Masa dhe bashkëpunim me KQZ kundër bllokimit të procesit përfshirë numrimin e votave
Transparencë të plotë, duke shfrytëzuar hapësirat për vëzhgim, gjatë procesit dhe numërimit.
© Panorama.al











