TIRANË- Kryesia e Partisë Socialiste përcaktoi sot kushtet që socialistët kërkojnë si garanci për zgjedhjet e 8 majit, për pushtetin vendor.
Dokumenti u miratua sot gjatë mbledhjes së Kryesisë së PS-së dhe numëron një sërë pikash që sipas socialistëve synojnë besueshmerine e procesit zgjedhor.
Sikunder ishte shkruar edhe sot ne “Panorama”, referuar kesaj mbledhjeje, një nga kërkesat e socialistëve drejtuar maxhorancës është ‘rikompozimi i një KQZ-je të balancuar dhe të garantuar nga Presidenti i vendit’.
Sipas PS-së, KQZ-ja e re duhet të ketë nga tre anëtarë për secilin kamp PD-PS dhe një anëtar të zgjedhur nga kreu i shtetit. PS kërkon të ketë të drejtën e kontrollit të Listave përfundimtare të zgjedhësve, pra kjo të mos bëhet vetëm nga Drejtoria e Gjendjes Civile pranë Ministrisë së Brendshme.
Opozita kërkon garanci edhe për kartat e identitetit, që sipas tyre duhet të verifikohen elektronikisht si dhe siguri në miradministrimit e procesit zgjedhor. Në këtë pikë, PS do të kërkojë policia të paanshme gjatë procesit.
© Panorama.al











