Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, teksa ka komentuar procesin e zgjedhjeve për kreun e partisë, ka deklaruar se brenda PD-së duhet të zhvillohet një proces i drejtë dhe transparent.
I ftuar në News 24, Salianji tha se ajo çfarë ka kërkuar është një garë e barabartë me lista zgjedhore të bëra publike dhe komision të paanshëm e burime financiare që duhet të ofrohen për kandidatët.
Sipas tij, PD duhet të tregojë epërsi morale me model ndryshe dhe jo si modelet e Partisë së Punës, dhe të bëjë edhe vetë atë që i kërkon Edi Ramës.
Ervin Salianji: Unë them hajde krijojmë kushtet, të nxjerrim listat, duhet të krijojmë epërsi morale me model ndryshe, atë që i kërkojmë Ramës, ta bëjmë vetë, zgjedhje të lira e të barabarta.
Sepse e ka kushtetuta, unë them të jetë Berisha në garë, të kemi lista zgjedhore, komision të paanshëm, burime financiare që sot përdoren për kundërshtarët e Berishës në parti duke paguar njerëz për ti vendosur në shërbim të vet.
Shpresoja se do ishim ndarë në vitet 1990 mesa duket jemi prapë në të njëjtën mendësi dhe shumë thonë se këta janë nga Partia e Punës dhe sillen njësoj. Por për shkak të sakrificës që kam bërë, duhet të them disa të vërteta.
© Panorama.al












