Zgjedhjet parlamentare! 2800 të dënuar dhe të paraburgosur do të ushtrojnë sot të drejtën e votës!

May 11, 2025 | 9:19

Në këto zgjedhje parlamentare, kanë të drejtë vote ne total 2800 te dënuar dhe paraburgosur nga të gjitha burgjet e vendit.

Screenshot_19

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se 1400 të dënuar janë përjashtuar nga e drejta e votës për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Sot u drejtohen kutive të votimit 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në parlament. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.

Risi në këto zgjedhje parlamentare është vota e diasporës, ku për të zgjedhur për Parlamentin e ri janë regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë.

Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.

  • Çdo subjekt garon me 186 kandidatë në listën e votimit të KQZ-së, ku 46 janë nga lista e mbyllur.
  • Koalicioni Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore i drejtuar nga Sali Berisha
  • Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori
  • Lëvizja Atdheu e drejtuar nga Kreshnik Osmani
  • Koalicioni Euroatlantik i drejtuar nga Endri Hasa
  • Partia Socialiste e Shqipërisë e drejtuar nga Edi Rama
  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet e drejtuar nga Adriatik Lapaj
  • Aleanca Kombëtare Shqiptare e drejtuar nga Elena Kocaqi
  • Aleanca Demokracia e Re e drejtuar nga Edmond Stojku
  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim i drejtuar nga Dashamir Shehi
  • Mundësia e drejtuar nga Agron Shehaj
  • Partia Socialdemokrate e drejtuar nga Tom Doshi

© Panorama.al

Te lidhura